Arifi merr mbështetje të fuqishme nga struktura e PDK-së në Viti

Gjilan – Kandidati për Kryetar të Komunës së Vitisë nga radhët e PDK-së , Nexhmedin Arifi është takuar me Kryesinë e Degës dhe Kryetarët e 30 nëndegëve. Arifi u bëri thirrje edhe njëherë të gjithë anëtarëve të PDK-së qoftë nga strukturat e saj ose edhe anëtarët e thjesht jashtë strukturave që të ofrohen pa përjashtim dhe të vënë kontakt me Shtabin e Degës në mënyrë që kështu të kontribuojnë në fitoren e radhës së PDK-së në Viti.
Në mbledhjen e radhës së Degës së PDK-së në Viti dhe kryetarëve të nëndegëve ku ishte i pranishëm edhe Kandidati për Kryetar Komune nga kjo parti , Nexhmedin Arifi, ju dha mbështetje e fuqishme zyrtarizimit të kandidaturës së zotit Arifi nga strukturat e partisë edhe për një mandat të ardhshëm për Kryetarë Komune.
Në këtë takim ku ishin prezentë rreth 30 nëndegë u formua edhe Shtabi Zgjedhor i Degës së PDK-së ku nga ana e te pranishmëve Shef i Shtabit zgjedhor të Degës njëzëri u zgjodh Avdyl Bajrami i cili i falënderoj të pranishmit për besimin e dhënë si dhe u zotua në angazhim maksimal për fitoren e PDK-së në zgjedhje.
Kandidati për Kryetar Komune , Arifi u bëri thirrje edhe njëherë të gjithë anëtarëve të PDK-së qoftë nga strukturat e saj ose edhe anëtarët e thjesht jashtë strukturave që të ofrohen pa përjashtim dhe të vënë kontakt me Shtabin e Degës në mënyrë që kështu të kontribuojnë në fitoren e radhës së PDK-së në Viti thuhet në një njoftim të shtabit zgjedhor të nënshkruar nga Besim Haliti./rajonipress/.