FIDANISHTJA

Arifi: Me organet e përkohshme kryetari i Preshevës i takon APN-së

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Pas situatës së re politike të krijuar në kuvendin komunal në Preshevë, Alternativa për Ndryshim ka mbajtur konferencë për shtyp duke vlerësuar se ngjarjet e fundit politike në Komunën e Preshevës janë një shembull i një pushteti destruktiv të instaluar më 10 mars të këtij viti.

“Koalicioni qeverisës PVD, BDL, UDSH dhe Grupi PDSH i formuar në rrethana të dyshimta, të kryesuar nga Riza Halimi është larguar sot në mungesë të mazhorancës në Asamblenë Komuale. Projektet e rëndësishme vitale (ekonomike, kulturore dhe sociale) të aprovuara në kuvendin Komunal gjatë vitit të kaluar nën udhëheqjen ekzekutive të APN-së, janë prolonguar dhe bastarduar nga ky koalicion qeverisës për ambicje dhe interesat e tyre klanore” ka thënë Gazmedn Selmani, sekretar i kësaj partie.

Ai theksoi se APN zotohet se procesi duhet të jetë në përputhshmëri me vullnetin politik të qytetarëve të Preshevës dhe se pushteti duhet bazuar në principe progresiste evropiane.

FIDANISHTJA

Kryetari i APN-së, Shqiprim Arifi tha se qeverisja e tanishme e ka për detyrë të njoftoj ministrinë për situatën e krijuar ndërsa komunës i ka shkaktuar një dëm prej 5 milionë eurosh.

Arifi u shpreh gjatë konferencës se organi i përkohshëm në komunën e Preshevës i takon Alternativës për ndryshim me 2 antarë dhe kryetari, pasi sipas tij, APN është fraksioni më i madh në Kuvend./Titulli.com/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.