Fundamenti

Arifi me akuza ndaj Qeverisë Kurti: Nuk ia ekzekutuan 2 milionë euro Luginës sepse unë e luftoj korrupsionin

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Shqiprim Arifit, kryetar i Komunës së Preshevës, ka thënë se Qeveria Kurti nuk po ia jep 2 milionë euro sepse thotë se ai “lufton korrupsionin”.

Arifti të mërkurën ka thënë se “Qeveria Kurti e ka ndërprerë komunikimin me Luginën e Preshevës për arsye subjektive”.

“Është një mungesë totale e një ndërtimi të strategjisë për Preshevën. Unë mund të ua garantoj qytetarëve të Republikës së Kosovës që korrupsionin e luftoj në maksimum dhe si duket kjo mund të jetë arsyeja që ende nuk kanë ardhur paratë në Luginë të Preshevës”, ka thënë Arifi gjatë një interviste në Tëvë1.

Ka hedhur një varg akuzash në drejtim të ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu, i cili është nga Lugina e Preshevës.

Mobi Casa

Madje beson se mos ekzekutimi i 2 milionë eurove lidhet direkt me ministrin Liburn Aliu.

“Ne e kemi skandalin e Durmishit, e kemi skandalin e Liburn Aliut, jo vetëm, të cilët nuk janë përjashtime nga rregulli. Nëse rregull është me luftu korrupsionin, këta janë përjashtimi. Këtu ndërlidhemi me Preshevën. Se qeto 2 milionë euro i ka vendos Liburn Aliu mos me i dërgu në Luginë të Preshevës. Dhe e di saktë pse, se me mua nuk ka manovrime, marrëveshje, pazare e të tjera”, ka thënë Arifi.

Kryetari i Preshevës po ashtu ka thënë se e ka ftuar për vizitë në Preshevë presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti. /Express

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.