United Hospital

Arifi: Marrëveshja kryesore për Luginën është nostrifikimi i diplomave

/ 3 minuta lexim
HW

Kryetari i Bujanocit si marëveshje më kryesore dhe më të rëndësishme për shqiptarët e Luginës e konsideron nostrifikimi i diplomave që është një vendim shum i rëndësishëm për shqiptarët e Luginës.

Pas shumë bisedimeve të mbajtura në Bruksel ndërmjet delegacionit të Kosovës dhe atij të Sërbisë me ndërmjetësim të Bashkimit Europian, më në fund gjatë kësaj të marte u arrit që të nënshkruhet marrëveshja për lëvizje të lirë ndërmjet shtetit të Kosovës dhe atij të Serbisë.

Me këtë rast kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi e vlerëson si hap pozitiv këtë drejtim, por thotë se, duhet të njihet opinioni se kjo ka qenë një masë e cila ka qenë shumë e papranueshme, sidomos për shqiptarët e Luginës së Preshevës sepse qeveria e Kosovës në një mënyrë i ka sanksionuar ata, por megjithatë ky është një hap pozitiv.

Sipas, Arifit ajo çka më së shumti i intereson shqiptarëve të Luginës së Preshevës është që kjo marrëveshje të filloj të zbatohet sepse këto dy qeveri deri më tash kanë nënshkruar një sër marëveshjesh, por implementimi ka qenë i vështirë.

Kryetari i Bujanocit si marëveshje më kryesore dhe më të rëndësishme për shqiptarët e Luginës e konsideron nostrifikimi i diplomave që është një vendim shum i rëndësishëm për shqiptarët e Luginës.

HW

Arifin e gëzon fakti që sot në Beograd është një takim i thirrur nga Ambasadat e ndryshme dhe vendim marrëse, i quajtur grupi “Miqt e Luginës së Preshevës” dhe do të hapet kjo çështje si temë kryesore pranimi ose mos pranimi i diplomave të arritura në Universitetin e Prishtinës, por edhe universitetet tjera në Kosovë, megjithatë është për ta përshëndetur këtë hap thot Arifi.

Ndërkaq se a egziston mundësia që në një të ardhme të afërt të ketë një zhvillim të tregtis së lirë në zonën ku ne jetojmë, kryetari i Komunës së Bujanocit thotë se, “në të ardhmen duhet që Qeveria e Kosovës të punoj në at drejtim që t`i mundësohet prodhuesve të ndryshëm të Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës të cilët miren me prodhimet bujqësore pse jo edhe industriale, që të kenë lehtësira për plasmanet e tyre në tregun e Kosovës, dhe kjo do të jetë një ndihmë konkrete ndaj shqiptarëve të Luginës.

Nëse qeveria e Kosovës dëshiron ta ruaj popullatën shqiptare në Luginë, atëherë duhet të punojë në këtë drejtim” thotë Arifi.

Lëvizja e lirë e qytetarëve ka qenë një kërkesë e kahershme e palës Kosovare në këto bisedime, por që ka hasur në rezistencë të palës serbe./BujanociNet/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.