Hidromorava

Arifi: Lufta në Ukrainë, e ndërlidhur me liberalizimin e vizave – BE-ja s’është aspak korrekte

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Profesori i Shkencave Politike, Dritëro Arifi, ka përsëritur se Kosova i ka përmbushur kriteret për liberalizim të vizave dhe se shprehet optimist se kosovarëve do t’iu hiqet regjimi i vizave këtë vit, raporton Ekonomia Online.Ndonëse thotë se liberalizimi i vizave ka qenë i stërzgjatur dhe me kritere që asnjë shtet nuk i ka pasur, Arifi thotë se është momenti i fundit që ky proces të përfundojë.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Arifi thotë se Bashkimi Evropian nuk e kanë mbajtur premtimin që kosovarët të lëvizin lirshëm, teksa thotë se agresioni rus në Ukrainë mund ta ndryshojë mendjen e Bashkimit Evropian.“Po ka qenë një proces jashtëzakonisht i stërzgjatur që nga viti 2012 që kur e kemi marrë udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave, ne 95 kritere që nuk i ka pas asnjë vend i Ballkanit Perëndimor, por që BE-ja që nuk është treguar aspak korrekte me Kosovën pra nuk po flas për kritere që i kemi pas dyfish më shumë por problemi që edhe kur i kemi plotësuar ato kritere, nuk kanë qenë në gjendje ta mbajnë premtimin që e kanë dhënë, pra heqjen e regjimit të vizave”, u shpreh ai.

Duke folur për këtë proces, Arifi thotë se për të fituar liberalizimin e vizave, duhet koordinimi trepalësh ndërmjet Komisionit, Parlamentit dhe Këshillit të Ministrave.

RCCOLA

Por Arifi thotë se shkaku i luftës në Ukrainë, BE-ja ka rikthyer vëmendjen tek shtetet e Ballkanit Perëndimor.“Në vitin 2018 për herë të parë Komisioni Evropian e jep një dokument zyrtar që Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret sa i përket regjimit të vizave, dhe që nga ajo kohë topi ka qenë te Parlamenti Evropian dhe askund nuk ka shkuar tutje, sepse atëherë kërkohet ai bashkëpunimi trepalësh ndërmjet Komisionit – Parlamentit dhe Këshillit të Ministrave, dhe kjo e fundit nuk ka pasur interes dhe kësisoj procesi ka ngecur aty. Tash e kemi një fazë të re, mirëpo kjo ndodhi për shkak të fatkeqësisë në Ukrainë, pra u dashtë të ndodh një luftë dikund në Evropë, që Bashkimi Evropian me u këndell në politikat e veta dhe me një farë forme BE-ja po dëshiron të kthehet si faktor politik në Ballkanin Perëndimor”, thotë Arifi për EO.

Arifi ka treguar edhe procedurat e këtij procesi, në mënyrë që kosovarët ta fitojnë liberalizimin e vizave. Shprehet optimist se një gjë e tillë do të ndodh në fund të këtij viti.“Procedurat janë të komplikuara sepse tash shkon në nivel të grupeve punuese, futet në agjendë dhe mandej ambasadorët e përhershëm të shteteve anëtare duhet ta votojnë pro ose kundër, por po supozoj se vendimi do të jetë pro, mandej prapë kthehet në Parlamentin Evropian ku prapë votohet dhe mandej kërkohet ky bashkëpunimi trepalësh dhe prapë kthehet te ambasadorët e vendeve të BE-së ku votohet me shumicë të thjeshtë dhe mandej shkon në Këshillin e Ministrave, pra kjo e fundit është hallka e fundit politike që e merr vendimin për po ose jo”, u shpreh ai, duke thënë se nëse ka dinamikë serioze, deri në fund të vitit mund të merret vendimi pozitiv.