GRANDEMALL

Arifi: Lirinë dhe pavarësinë e sollën veprimtarët tanë – u vulosë me gjakun e dëshmorëve

/ 3 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Nexhmedin Arifi duke ju uruar qytetarëve të Vitisë shënimin e kësaj dite u shpreh se 14 qershori i vitit 1999 për qytetarët e Vitisë shënon ndarjen e epokave në atë të robërisë dhe lirisë. “Liria e popujve dhe kombeve vejnë pas përpjekjeve dhe sakrificave të mëdha, padyshim përpjekje, sakrifica dhe flijimi i bënë njerëzit tanë për të arritur atë që ka qenë synim i shumë brezave “ u shpreh Arifi.

Me rastin e 14 qershorit ditës së çlirimit të Komunës së Vitisë, sot në Viti është mbajtur një seancë solemne ku është folur për çlirimin e kësaj komune prej pushtetit të atëhershëm serb.

Me këtë rast Kryetari i kësaj Komune, Nexhmedin Arifi duke ju uruar qytetarëve të Vitisë shënimin e kësaj dite u shpreh se 14 qershori i vitit 1999 për qytetarët e Vitisë shënon ndarjen e epokave në atë të robërisë dhe lirisë.“Liria e popujve dhe kombeve vejnë pas përpjekjeve dhe sakrificave të mëdha, padyshim përpjekje, sakrifica dhe flijimi i bënë njerëzit tanë për të arritur atë që ka qenë synim i shumë brezave “ u shpreh Arifi.

Ai tha se në shënimin e kësaj date nuk është e mundur pa u përulur para njerëzve që bënë gjithçka për lirinë dhe pavarësinë e këtij vendi.“Lirinë dhe pavarësinë tonë e sollën veprimtarët tanë, ndërsa u vulosë me gjakun dëshmorëve” u shpreh Arifi.

Eco Higjiena

Ndërsa edhe Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Skëndërbe Hebibi duke hapur këtë seancë solemne ju uroj gjithë qytetarëve të vitias shënimin e kësaj dite.

Ndërsa përfaqësuesi i familjeve të dëshmorëve në Viti, tha se duke i vlerësuar vlerat e luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sot ne festojmë ditën e çlirimit të kësaj komune, ndërsa shprehi lavdinë për gjithë dëshmorët e rënë.

Ndërsa pas kësaj seance Kryetari i Komunës i shoqëruar edhe nga stafi i tij, këshilltarë komunal, përfaqësuesve të policisë, partive politike si dhe qytetarë të shumtë kanë bërë homazhe në kompleksin e varrezave të dëshmorëve në Viti, ndërkaq në orët e pasdites është mbajtur një koncert kulturor-artistik në Shtëpinë e Kulturës Bajram dhe Gursel Sylejmani në Viti./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.