RCCOLA

Arifi: Kurti refuzoi ta propozojë një draft për Asociacionin, kjo do të na kushtojë

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Ish-koordinatori për dialogun Kosovë-Serbi, Avni Arifi, lidhur me draftin e propozuar nga ndërkombëtarët për Asociacionin e komunave me shumicë serbe ka thënë se mungon përmendja e Kosovës dhe qasja e saj në statut në kuptim të kontributit.

Ai ka theksuar se çdo herë fitues është ai që e harton draftin, dhe se në këtë rast, kryeministri Albin Kurti ka pasur mundësi të paraqesë një draft më të mirë por nuk e ka bërë një gjë të tillë.

“Në draft statut mungon Kosova, mungon qasja e Kosovës në statut në kuptim të kontributit. Sa herë ka tema të tilla gjithmonë fitues është ai që e harton draftin, sepse negociatat bëhen për atë që e ka bërë draftin, ne s’kemi pasur propozim… kemi pasur mundësi ta kemi një draft më të mirë, me ekspertët që ka Kosova, por ky ka refuzua ndërkombëtarët e kanë marrë të 2013-tës, 15-tës pak të ekipit të Serbisë, dhe ka mungua pjesa jonë”, ka deklaruar ai në RTV Dukagjini.

Arifi ka shprehur shqetësimin e tij se ky draft, në vend që të përfaqësojë interesat e Kosovës, po krijon një instrument të fuqishëm të Serbisë në Kosovë që mund të jete pengesë për zhvillimin e vendit.

Mobi Casa

“Si tërësi po krijohet një instrument i fuqishëm i Serbisë në Kosovë që do jetë pengesë e zhvillimit të Kosovës, në shkëmbim të asgjësë. Puna e njohjes de jure dhe de facto, po ma kujton propozimin e Serbisë, që thoshin ne i ofrojmë Kosovës më shumë se autonomi e më pak se pavarësi. Nuk ka njohje de jure apo de facto, ja të njeh ja nuk të njeh”, ka thënë ai.

Ai gjithashtu ka kritikuar mungesën e njohjes reciproke dhe sjelljen e Qeverisë, duke përmendur se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka publikuar dokumentin zyrtar.

Arifi ka shprehur mospëlqimin e tij për mënyrën si po zhvillohen negociatat dhe ka kritikuar opozitën për heshtje ndaj kësaj situate duke sugjeruar se dokumentet nuk duhet të fshehën.

“Jam i befasuar, [me opozitën] ka heshtje. Kurti nuk po e jep dokumentin zyrtar, sepse po tenton të rrijë besnik në dialog. Po të fitonte vota me të, gjithë do ta kishte nga 10 faqe nga zyra e kryeministrit, po të fitonte vota. Një dokument nuk bëhet më i mirë duke e shty e duke e fshehë”, ka deklaruar Arifi.