Hidromorava

Arifi: Kurti ka probleme fundamentale me Departamentin Amerikan të Shtetit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Profesori universitar, Dritëro Arifi ka thënë se qëkur është publikuar agjenda e kryeministrit për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është ditur që nuk është vizitë serioze.

Arifi në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, tha se nëse e shohim vizitën e Kurtit nga këndvështrimi politik nuk është arritur maksimumi.

Uji Dea

“Vizitën e kryeministrit duhet me pa nga disa këndvështrime. Nëse e shohim nga këndvështrimi politik nuk është arritur maksimumi i vizitës. Pra nëse nisemi prej pikës referuese është agjenda, pra prej aty e kemi vërejtur që nuk është serioze. Që nga dita kur është publikuar agjenda e kryeministrit për SHBA është ditur që nuk është vizitë serioze”, ka deklaruar ai.

Sipas Arifit, në aspektin ekonomik, vizita e Kurtit me biznese në Amerikë është “nonsense”.“Niveli politik mendoj që nuk e ka arritur atë që është dashur. Në aspektin ekonomik është qesharake sepse në Amerikë, biznesi punon në parimin e interesit dhe jo në parimin e pëlqyeshmërisë. Aq është nonsens, është e pakuptimtë nëse e shohim nga disa perspektiva. Çfarë llogarie ka Microsoft të bëjë biznes në Kosovë? Këtë nuk di askush të thotë sepse nuk ka studim për këtë punë. Ky vetëm ka bërë takime dhe ka shkuar të prezantoj Kosovën në njëfarë storie suksesi”, ka thënë ai.Profesori Arifi thotë se kryeministri i Kosovës ka problem me departamentin e shtetit të Amerikës.“Nëse e shohim gjithë këto deminsione të vizitës, mund të themi që është një vizitë pozitive por jashtëzakonisht e zbehtë politikisht. Kjo po tregon se këtu ka një problem fundamental mes kryeministrit të Kosovës me state departament. Ka diçka që ne nuk e dimë publikisht, por ka diçka që nuk po funksionon në komunikimin zyrtar”, përfundoi Arifi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.