ARKATANA

Arifi: Kryeministri Vuçiq erdhi në Bujanoc, por nuk u njoftua me brengat e qytetarëve

/ 2 minuta lexim
United Hospital

“Kryeministri ishte në Bujanoc por nuk pati mundësi që të ndëgjojë brengat e qytetarëve të komunës së Bujanocit, shpresoj që kjo të ndodhë herave tjera” ka thënë kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi në konferencën për shtyp lidhur me vizitën e kryeministrit serb Aleksandër Vuçiq që i bëri Kryqit të Kuq në Buajnocit.

Arifi gjithashtu potencoi se, gjatë ditës së djeshme përfaqësues të kabinetit të kryeministrit kanë qëndrua në Bujanoc ku janë takuar me kryetarin Arifi nga i cili kanë kërkuar që kryeministrin Vuçiq ta takojë në ambientet e Kryqit të Kuq në Bujanoc, gjë të të cilën Arifi nuk e ka pranuar, duke shtuar se ndërtesa e komunës është vendi ku duhet të priten delegacionet dhe të zhvillohen bisedat.

ARKATANA

Njeriu i parë i komunës gjithashtu potencoi se, në komunën e Bujanocit nuk ka tensione ndëretnike, këtu tensionet janë në aspektin e zhvillimit ekonomik, dhe këtë e dijnë mirë edhe ndërkombëtarët por edhe vendorët, sepse armiku më i madhë është mos zhvillimi ekonomik, tha kryetari Arifi.

Kryetari i komunës së Bujanocit gjithashtu potencoi se, dezinformatat që janë dhënë nga disa media shqiptare se unë e kam ftuar kryeministirn, nuk janë të vërteta, dhe në këtë drejtim është shtrembëruar deklarata ime, duke shkruar edhe gjëra të cilat nuk I kamë thënë./BujanociNet/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.