HW

Arifi: Kompanit nga Turqia do ta ndihmojnë zhvillimin e komunës së Bujanocit

/ 3 minuta lexim
HW

Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi në një konferencë për media sot ka pasqyruar vizitën e tij më bashkëpunëtorët në qytetin e Brusës së Turqisë. Arifi veç tjerash tha se bujqit kanë një mundësi që këtu të prodhojnë më së shumti këpurdha dhe qershia ku kjo e fundit është e sigurt për ta blerë kompanitë e ndryshme në Turqi.

Me ftesë të Agjencioni për zhvillim Ekonomik të përfaqësuesve të Ballkanit, “Rumeli” e përbërë prej popujve të Ballkanit, kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi me bashkëpunëtorët e tij ka qëndruar për tre ditë në qytetin e Bursës për të u takuar përfaqësues të lartë, me drejtor të kompanive gjigante bujqësore dhe biznizmen.

Arifi në konferencë për shtyp tha se, komuna e Bujanocit ka filluar një bashkëpunim të ri me komunën Gurshpi e cila është në administrimin e Brusës po ashtu takimet kane qenë dhe me kryetarin e Brusës që është një qytet në bum ekonomik. Në takimet me biznesmen kanë marrë pjesë dhe dy biznizmen shqiptar me prejardhje nga komuna e Bujanocit, firma e cila merret me ndërtim “Tarie” udhëhequr nga Omer Kumova dhe përfaqësuesi i grupes turker i kompanisë “Tamer Turker”.

HW

Po ashtu delegacioni nga Bujanoci, ka vizituar edhe dy kompani prodhuese të shoqëruar nga pronarët përkatës, njëra ishte e cila merret me prodhimin e këpurdhave dhe tjetra me kultivimin e qershive, ku pas vizitave, sipas Arifit, ata do të vizitojnë komunën e Bujanocit për të parë vendin e për të ndihmuar në kultivimin e këtyre dy kulturave duke siguruar gjithashtu dhe plasmanin. Qytetarëve tanë i mbetet tani vetëm të veprojnë dhe të punojnë në këtë drejtim sepse financimin e kanë të përkrahur edhe nga komuna e Bujanocit, tha kryetari Arifi.

Kryetari i komunës së Bursës i ka premtuar Arifit se do të i ndihmojë shumë në këtë drejtim po ashtu edhe zëvendësi i tij të cilët kanë prejardhje nga Kosova dhe Shkupi. Po ashtu ata kanë kërkuar që së shpejti t’i vizitojnë këto kompani edhe gazetarët nga Lugina e Preshevës në mënyrë që qytetarët të i shohin këto punë dhe të veprojnë. Me atë që ka parë delegacioni në Brusë për vitin e ardhshëm ka paraparë shumë më shumë mjete për të i ndarë prodhueseve bujqësorë.V.Gashi/BujanociNet/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.