UBT

Arifi kërkon ngritjen e cilësisë në shkolla

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryetari i komunës së Vitisë, ka ftuar sot në një takim drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme të komunës së Vitisë, për tu njoftuar me ecurit e përgatitjes për fillimin e vitit të ri shkollor.

Ai ka kërkuar një angazhim më të madh nga drejtorët dhe inkurajoi për bashkëpunim të mëtutjeshëm në mënyrë që të ngritët cilësia në shkolla.

Uji Dea

“Jam i bindur se komunikimi me Drejtorinë e Arsimit, përkatësisht udhëheqjen komunale kanë qenë në nivel dhe ne jemi munduar që të ofrojmë mbështetje për të përmirësuar gjendjen në ato shkolla ku është konsideruar se duhet të intervenohet.Jemi munduar me përpjekjet tona të ngrisim cilësinë dhe besoj se e kemi arrit këtë”, tha kryetari Arifi.

Ai është njoftuar edhe për gjendjen aktuale të plotësimit të kuadrit mësimor dhe për plotësimin e orëve mësimore. /rajonipress/