ARKATANA

Arifi: Kamberi organizoi komplote të njëpasnjëshme për shkarkimin e drejtorit Driton Salihu

/ 6 minuta lexim
Fundamenti

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi ka reaguar pas shkarkimit të Drejtorit të Shtëpisë së Shëndetit në Preshëvë, Driton Salihut.

Vendimin për shkraktim të Driton Salihut, Arifi e ka quajtur puro politik.

Përmes një postimi në Facebook, Arifi ka thënë se deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka bashkëpunuar politikisht dhe ka organizuar komplote të njëpasnjëshme për shkarkimin e drejtorit Salihu.

“Vlen të theksohet se Partia për Veprim Demokratik – PVD, konkretisht kryesuesi i saj e njëkohësisht deputeti Shqiptar në Parlamentin e Serbisë Shaip Kamberi ishte në frontin e parë që ka bashkëpunuar politikisht dhe ka organizuar komplote të njëpasnjëshme në shkarkimin e drejtorit në fjalë dhe kjo është faktike pasi që është sabotuar puna e tij që nga dita e pare”, ka shkruar ai./Zëri

Postimi i plotë:

“Me një Aktvendim arbitrar sot është shkarkuar drejtori i Shtëpisë së Shëndetit “Presheva” në Preshevë, dr. Driton Salihu, nga Ministri i Shëndetësisë së Republikës së Serbisë. Vendim ky që është puro politik, meqë edhe më grotesk, pasi në situatën e jashtëzakonshme me pandemi globale, bëhen lojëra politike në shkarkim-ngarkimin e drejtorëve të institucioneve lokale shëndetësore dhe këtë sipas vendimit të Ministrit me ‘’Shkarkim pa arsye’’

Dr. Driton Salihu është emëruar drejtor i Shtëpisë së Shëndetit nga Kuvendi Komunal në Preshevë, i vetmi në tërë Republikën e Serbisë si udhëheqës i insitucionit shëndetësore me Kombësi Shqiptare në Prill të vitit 2018, ndërsa pak vite më vonë kompetencat e emërimit të drejtorit janë bartur tek Ministria e Shëndetësisë në Beograd, me ç`rast pushteti lokal është zbehur edhe më tej në vetë-adminstrimin e sferave vitale në vendin tonë.

Gjithashtu, dr. Driton Salihu udhëhiqte Shtëpinë e shëndetit gjatë Pandemisë globale COVID 19, si një nga TOP 5 Komunat në tërë territorin e R. së Serbisë për masat kundër COVID 19, konkretisht organizimin e proçesit të imunizimit gjegjësisht vaksinimit të popullatës në Komunën e Preshevës.

Njëkohësisht, dr. Salihu është përfitues i projektit më të shtrenjtë financiar në Renovimin e plotë të objekteve të Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë, projekt i cili ende nuk është tenderuar nga Qeveria serbe, edhe pse të gjitha procedurat paraprake kanë kaluar që nga 2017-ta.

Mobi Casa

Renovimi i urgjencës me mjete Ndërkombëtare, realizimi i Programit të asistencës shtëpiake në bashkëpunim me Komunën e Preshevës për punësimin e stafit mjekësor, zgjerimin dhe avancimin e shërbimeve mjekësore në vendbanimet e komunës së Preshevës, renovimi i ambulantave në vendbanimet e komunës sonë, rekonstruksioni i sistemit të ngrohjes qendrore në një sistem ekologjik, sigurimi i autoambulancave si donacion nga vendet evropiane, vendosja e Sistemit të menaxhimit të orarit të punës për stafin medicinal, sigurimi i vendeve të punës në afat të pacaktuar për një numër të konsiderueshëm të punëtorëve medicinal, çrrënjosja e korrupsionit dhe vendosja e rendit dhe disiplinës në këtë institucion shëndetësor etj etj etj, janë vetëm disa nga sukseset e Dr. Driton Salihu, i cili sharkohet PA ASNJË ARSYE.

Në kohë pandemie, Ministria e Shëndetësisë në vend se të ndihmoj Shtëpinë e Shëndetit në Preshevë me donacione të ndryshme si në aspektin infrastrukturor, pajisje apo medikamente ose me aprovimin e kërkesës së nevojshme të drejtorit Driton Salihu për ndërtimin e spitalit rajonal për Luginën e Preshevës, Ministria përkundrazi na shkarkon drejtorin e shtëpisë së shëndetit dhe atë pa asnjë arsye.

Me këtë akt arbitrar, Ministri i Shëndetësisë thjeshtë po i ushtron kompetencat e tij, pa kurrëfarë kriteri, e sidomos në këtë rast që e shkarkon një drejtor të kombësisë Shqiptare që i përket shumicës së popullatës Shqiptare në komunën tonë, duke emëruar për ushtrues detyre drejtor të nacionalitetit serb, për të cilën i kërkojmë Ministrit të Shëndetësisë shpjegim zyrtar për aktin e ndërmarrë ndaj drejtorit të deritanishëm të Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë, dr. Driton Salihu.

Vlen të theksohet se Partia për Veprim Demokratik – PVD, konkretisht kryesuesi i saj e njëkohësisht deputeti Shqiptar në Parlamentin e Serbisë Shaip Kamberi ishte në frontin e parë që ka bashkëpunuar politikisht dhe ka organizuar komplote të njëpasnjëshme në shkarkimin e drejtorit në fjalë dhe kjo është faktike pasi që është sabotuar puna e tij që nga dita e parë.

Bashkëpunimin e ngushtë që Shaip Kamberi e ka patur për 20 vite në nivelin lokal në Bujanoc me subjektin e pasardhësit të Millosheviqit -SPS, e ka funksionalizuar tani si Deputet edhe në nivel Qendror. Nuk kanë munguar as letrat anonime drejtuar institucioneve qendrore në Beograd për të arritur qëllimet e tyre politike lokale në Komunën e Preshevës. Gjithashtu janë (keq)përdorur mekanizmat e ndryshme të institucioneve qendore, si mashë për të qëruar hesapet politike, veçanërisht në Komunën e Preshevës dhe për të humbur gjurma që orientojnë gishtin nga PVD-ja, është emruar si Drejtor i ri tani dr. Boban Spasiq si ushtrues detyre.

Se sa kjo është e vërtetë shihet qartë nga mosreagimi i figurave kryesore të këtij subjekti të Shaip Kamberit dhe as nga Këshili Kombëtar Shqiptar i cili është nën udhëheqjen e kësaj partie. Përkundrazi akuza të njohura dhe të pabaza për opinionin drejtuar pushtetit aktual lokal nën udhëheqjen tonë dhe atmosferë ‘’fitoreje’’ për aktivistët e këtij subjekti që funksionin si sekt.

Për këtë gjë, ne si pushtet lokal vetëm kemi informuar faktorin ndërkombëtar që vepron në Serbi, për diskriminimin e hapur që po na bëhet si popullatë pakicë, nga të cilët do të kërkojmë dhe asistencën e tyre për avokimin e të drejtave tona të garantuara me ligj dhe konventa ndërkombëtare dhe tërheqjen e këtij vendimi arbitrar.

Shfrytëzoj rastin të falënderoj dr. Driton Salihun, bashkëpunëtorin dhe Mikun tim të afërt për punën e palodhur, sidomos gjatë pandemisë globale, për profesionalizmin, efikasitetit dhe përkushtueshmërinë e tij për shëndetin publik të Komunës së Preshevës dhe procesin e pandalshëm të ndryshimit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.