Arifi: Institucionet mirënjohëse për kontributin e dëshmorëve

/ 3 minuta lexim

Gjilan – Duke folur rreth kontributit të dëshmorëve Nexhmedin Arifi tha se komuna është mirënjohëse për kontributin e çlirimtarëve për lirinë e këtij vendi duke shtuar se institucionet në vazhdimësi janë duke bërë përpjekje që të janë mirënjohëse dëshmorëve dhe familjarëve të tyre.

Me rastin e 100 vjetorit të shtetit shqiptar Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport të Vitisë ka organizuar një manifestim qendror në sallën e madhe të shtëpisë së Kulturës Gursel e Bajram Sylejmani në Viti.

Me këtë rast është folur për sakrificën e popullit shqiptar për çlirimin e vendit. Më pas është shfaqur edhe një program i pasur kulturor dhe artistik si dhe janë ndarë mirënjohje për përfaqësuesit e familjeve të dëshmorëve.

Kryetari i komunës së Vitisë Nexhmedin Arifi ka pritur përfaqësues të familjeve të dëshmorëve të kësaj komune duke ju uruar atyre por edhe gjithë popullit shqiptarë 100 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë. “Ju uroj përzemërsisht 100 vjetorin e shtetit shqiptar, gjatë kësaj kohe ky popull ka shënuar suksese dhe sfidat e ndryshme, por në këtë përvjetor jubilar kërkoj nga të gjithë ju që të jeni të bashkuar dhe unik se vetëm kështu mund të arrihet një progres kombëtarë” u shpreh Arifi.

Uji Dea

Duke folur rreth kontributit të dëshmorëve ai tha se komuna është mirënjohëse për kontributin e çlirimtarëve për lirinë e këtij vendi duke shtuar se institucionet në vazhdimësi janë duke bërë përpjekje që të janë mirënjohëse dëshmorëve dhe familjarëve të tyre.

Arifi tha se komuna e Vitisë ka bërë emërtimin e rrugëve dhe shesheve me emrat e të gjithë dëshmorëve të kësaj komune duke synuar që me këtë të përjetësohet vepra dhe kontributi i tyre i pazëvendësueshëm për lirinë e vendit.

Ndërsa në këtë takim kanë folur edhe përfaqësues të familjeve të dëshmorëve të cilat janë shprehur falënderues për të gjithë atë që po bënë komuna për këto familje. Ndërkaq në orët e pasdites është mbajtur edhe një manifestim qendror, ku është folur për sakrificën e popullit shqiptar për çlirimin e vendit.

Gjithashtu janë ndarë mirënjohje për përfaqësuesit e familjeve të dëshmorëve të Vitisë si dhe disa të tjerëve. Poashtu gjatë ditës së sotme është shfaqur një program i pasur kulturor dhe artistik. Ndërkaq qyteti i Vitisë ishte i mbushur përplot flamuj kuq e zi./rajonipress/