ARKATANA

Arifi inspekton punimet në Gërmovë dhe Pozheran

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Frytet e qeverisjes së mirë të Partisë Demokratike të Kosovës dhe kryetarit Arifi po shihen e po preken. Prandaj ky është një tregues i mirë për cilësinë e qeverisjes të cilën e ofron kandidati ynë për kryetar thuhet në njoftimin e shërbimit për informim të PDK-së dega në Viti.

Kryetari i komunës së Vitisë zoti Nexhmedin Arifi, në shoqëri të Nënkryetarit të komunës, Abdyl Bajrami, Shefit të Administratës , Besim Halimi dhe drejtorit të Drejtorisë së Arsimit , Fehri Qerimi, sot inspektuan punimet në fshatin Gërmovë, fshat ky në të cilën është duke u implementuar projekti i kanalizimit.

Me këtë rast kryetari Arifi theksoi se projekte të tilla të cilat janë në shërbim të përmirësimit të jetës së qytetarëve të këtij lokaliteti në veçanti, e të gjithë banorëve të komunës së Vitisë në përgjithësi, do të vazhdojnë edhe në mandatin e ardhshëm.

Uji Dea

Gjithashtu Arifi inspektoi edhe asfaltimin e rrugës në Pozheran, projekt ky i cili është në shërbim jo vetëm të qytetarëve të Pozheranit, por edhe të lokaliteteve të tjera gjithandej nëpër komunën e Vitisë dhe më gjerë.

Frytet e qeverisjes së mirë të Partisë Demokratike të Kosovës dhe kryetarit Arifi po shihen e po preken. Prandaj ky është një tregues i mirë për cilësinë e qeverisjes të cilën e ofron kandidati ynë për kryetar thuhet në njoftimin e shërbimit për informim të PDK-së dega në Viti./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.