Eko Higjiena

Arifi i shqetësuar me fenomenin e ikjes së të rinjve për në shtetet e BE-së

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Kryetari i komunës se Vitisë Nexhmedin Arifi ka kërkuar në mënyrë urgjente që të parandalohet ky fenomen dhe të mos vazhdohet largimi i qytetarëve në këtë mënyrë ilegale.

Një takim i Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi është ftuar nga kryetari i komunës Nexhmedin Arifi dhe është mbajtur të premtën për të diskutuar gjendjen aktuale në këtë komunë, sidomos pas fenomenit të largimit të qytetarëve drejt shteteve të BE-së raporton rajonipress.

Në këtë takim është kërkuar një angazhim i të gjithë mekanizmave, respektivisht policisë së Kosovës që të identifikoj personat dhe të marrë masa ndaj atyre që po bëjnë këtë organizim. Nga ana tjetër në këtë takim, gjendja e sigurisë u vlerësua e qetë dhe pa eksese.

Institucionet komunale të Vitisë, shprehen tejet të shqetësuara me largimin e qytetarëve të kësaj komune drejt shteteve të BE-së, përmes organizimeve ilegale që po bëjnë kompani dhe individë të caktuar për përfitime personale.

Kryetari i komunës se Vitisë Nexhmedin Arifi ka kërkuar në mënyrë urgjente që të parandalohet ky fenomen dhe të mos vazhdohet largimi i qytetarëve në këtë mënyrë ilegale.

Fundamenti

Ai kërkoi nga të gjitha organet përkatëse e sidomos nga organet policore që të identifikojnë personat që po merren me transportimin e tyre.

Imri Emërllahu nga fshati Ramjan, thotë se një numër i të rinjve edhe nga ky lokalitet kanë qenë pjesë e këtij organizimi dhe se ka informacione se pikënisja është në Kllokot në orët e mbrëmjes.

Zëvendëskomandanti i policisë në Viti, Xhafer Rexhepi ka theksuar se gjendja e sigurisë në komunën e Vitisë gjatë muajit që shkoi ka qenë stabile dhe pa eksese të theksuara.

Ai ka vlerësuar lartë bashkëpunimin me institucionet komunale, respektivisht drejtorin e Inspeksionit për realizimin e aksionit në largimin e shitësve ambulant dhe njoftoi se gjatë ditëve të tregut nuk po krijohen rrëmuja. /rajonipress/