UBT

Arifi flet për rezultate në raportin e tij gjashtëmujor

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Në seancën e gjashtë të rregullt të Kuvendit Komunal që është mbajtur sot është debatuar për raportin gjashtëmujor të Kryetarit të Komunës së Vitisë Nexhmedin Arifi si dhe lidhur me raportin e punës të Këshillit Komunal i veprimit të parandalimit të dukurive negative të Komunës së Vitisë për periudhën mars-qershor.

Me theks të veçantë është debatuar për raportin e kryetarit të Komunës i cili duke e paraqitur raportin e tij gjashtëmujor dhe të drejtorive komunale ka folur në veçanti për sektorin e Arsimit duke nënvizuar se testi i arritshmerisë dhe i maturës shtetërore ka qenë i kënaqshëm.

Arifi duke folur për zhvillimin ekonomik të kësaj komune konkretisht të bujqësisë si subvencionimin e fermerëve dhe bashkëpunimin në mes të drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural me fermerët vitias, ka thënë se për këtë vit kanë aplikuar për subvencione rreth 500 fermer.

Uji Dea

Arifi gjithashtu vuri në pah se rendimentet e grurit sivjet kanë qenë të kënaqshme dhe atë 5.500 kg grurë për hektarë. Kryetari Arifi ndër tjerash përmendi edhe raportin e auditorit gjeneral për vitin 2012 duke e cilësuar këtë raport si më të mirin që nga viti 2008 e deri me tani.

Ndërsa këshilltarët e Kuvendit Komunal pasi debatuan për pikat e lartëpëmendura me shumicë votash i aprovuan pasqyrat e buxhetit Komunal për periudhën janar-qershor 2013./rajonipress/