Arifi flet për rezultate konkrete në debatin me qytetarët vitias
Gjilan – Gjatë këtij takimi me qytetarët Nexhmedin Arifi ka prezantuar edhe buxhetin Komunal ku ndër tjerash ka përmendur edhe investimet kapitale për këtë vit, ndërsa drejtori për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, Islam Jashari ka paraqitur investimet kapitale për vitin 2014.
Kryetari i Komunës së Vitisë Nexhmedin Arifi të martën është ballafaquar me qytetarët e Vitisë në një bashkëbisedim të hapur me ta. Në këtë debat të parë publik me qytetarë, Nexhmedin Arifi ka folur për punën e këtij institucioni për gjashtë mujorin e parë.
Ndërsa Drejtori për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim Islam Jashari ka paraqitur investimet kapitale për vitin 2014, por ai dhe Kryetari Arifi theksuan se investimet kapitale për vitin në vijim do të përcaktohen nga vet qytetarët ku gjatë këtij muaji do të mbahen diskutimet publike me qytetarë.
Kryetari i Komunës së Vitisë, Nexhmedin Arifi falënderoj Kuvendin Komunal të Vitisë, përfaqësuesit e partive politike për siç i quajti ai për zhvillimin normal të proceseve si dhe për realizimin e projekteve në këtë komunë dhe atë së bashku me ekzekutivin.
Gjatë këtij takimi Arifi ka prezantuar edhe buxhetin Komunal ku ndër tjerash ka përmendur edhe investimet kapitale për këtë vit.“Gjatë këtij viti janë realizuar projektet si ujësjellësi në Remnik, ndërtimi i kanalizimit në Smirë është nënshkruar kontrata, kanalizimi në Budrikë, asfaltimi i rrugës në Podgorcë, asfaltimi i rrugës Kabash , varrezat e dëshmorëve, ndërtimi i shkollës në Trestenik, shtimi i kapaciteteve të ujit në Letnicë ku edhe është përfunduar puna, rregullimi i trotuarit përgjatë rrugës Viti- Ramnishtë, ndërrimi i dyerve dhe dritareve shkollat në Terpezë dhe Zhiti“u shpreh Arifi.
Ai ka folur edhe për kalueshmërinë e testit të maturës ku tha se Komuna e Vitisë është në mesin e komunave të Kosovës ku theksoi se Gjimnazi “Kuvendi i Lezhës” në Viti ka një kalueshmëri afërsisht 86% ndërsa shkolla Teknike është më mbrapa.
Ai ka folur edhe për çështjet e tjera me rëndësi. Ndërsa gjatë këtij takimi Drejtori për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim Islam Jashari ka prezantuar investimet kapitale për vitin 2014 por theksoi se investimet kapitale për vitin në vijim do të përcaktohen nga vet qytetarët ku gjatë këtij muaji do të mbahen diskutimet publike me qytetarë.
Gjatë këtij takimi qytetarët vitias janë interesuar kryesisht lidhur me investimet kapitale nëpër lokalitetet e tyre./rajonipress/


