Arifi: Fitorja jonë është e sigurt dhe e pashmangshme

Viti – Fitorja jonë me 1 dhjetor është e pa alternativë. E sigurt dhe e pashmangshme. Ne ecim drejt dhe punojmë drejt. Qytetarët e Vitisë do ta dëshmojnë këtë më së miri dhe në mënyrë të qytetëruar me 1 dhjetor, ditë kjo në të cilën PDK dhe Nexhmedin Arifi do të fitojnë bindshëm është thënë në takimet në Verban e Stubëll.
Nën atmosferën e ngrohtë kombëtare Shtabi Zgjedhorë i Partisë Demokratike të Kosovës, dega në Viti, sot ka festuar 28 Nëntorin, Festën e Flamurit. Ky tubim i madh u mbajt në Restaurant ‘Kruja’.
Takimi i sontëm përveç që reflekton aspektin kombëtar si përcaktim fondamental në ecjen tonë të përbashkët, në të njëjtën kohë shërben edhe si një mobilizim gjithëpërfshirës i qytetarëve të Vitisë në përcaktimin e tyre për Vitinë Evropiane.
Në këtë takim festiv morën pjesë kryetari i ardhshëm i Vitisë, zoti Nexhmedin Arifi, Shefi i Shtabit Zgjedhorë, zoti Abdyl Bajrami dhe bashkëpunëtori i tyre, Enver Rrustemi.
Një takim me karakter të tillë është mbajtur edhe në Restaurant ’Jozefi’ në Stubëll. Në këtë takim qytetarët e Stubllës u shprehën të gatshëm të përkrahin fuqishëm kryetarin Arifi.
Ndërkaq takime të ngjashme janë mbajtur edhe në Vërban. Aty janë mbajtur dy takime në të cilat kanë marrë pjesë kryetari i ardhshëm i Vitisë, Nexhmedin Arifi, Shefi i Shtabit Zgjedhorë, Abdyl Bajrami dhe bashkëpunëtori i tyre, Enver Rrustemi.
Kryetari Arifi në takimin e parë në lagjen ‘Kezaj’ u premtoi atyre asfaltim të të gjitha rrugicave, ujësjellësin, kanalizimin dhe përmbushjen e të gjitha nevojave objektive të këtij komuniteti. Të pranishmit e shumtë në këtë takim u shprehën të gatshëm që me 1 dhjetor të votojnë masovikisht Nexhmedin Arifin.
Derisa në lagjen e ‘Shavarinëve’ u pa një përkrahje unanime për kandidatin tonë, jo vetëm nga simpatizantët e qytetarët, por edhe nga strukturat e AAK-së dhe të AKR-së, nëndega në Vërban.
“Fitorja jonë me 1 dhjetor është e pa alternativë. E sigurt dhe e pashmangshme. Ne ecim drejt dhe punojmë drejt. Qytetarët e Vitisë do ta dëshmojnë këtë më së miri dhe në mënyrë të qytetëruar me 1 dhjetor, ditë kjo në të cilën PDK dhe Nexhmedin Arifi do të fitojnë bindshëm thuhet” në njoftimin e sektorit për Informim pranë Shtabit Zgjedhorë të PDK-së, dega në Viti./rajonipress/