RCCOLA

Arifi e quan Kurtin “anti-amerikan”, thotë se po e përdorë Luginën e Preshevës si kartë për veriun e Kosovës

/ 4 minuta lexim
Hidromorava

Krytari i Luginës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka thënë se prej dy vitesh në Luginën e Preshevës, Kurti jo vetëm që po përçan spektrin politik të shqiptarëve, por edhe po dëmton shumë politikën shqiptare atje.

Arifi shtoi se Kurti kërkon ta përdorë Luginën e Preshevës si kartë ndaj ndërkombëtarëve për situatën në veri të Kosovës.

“Në Luginë të Preshevës e kemi ketë proces dy vite tanimë, që Kurti jo vetëm që përçan spektrin politik të shqiptarëve, por edhe dëmton shumë politikën shqiptaren në Luginë.Ne e kemi kaluar para pushimeve një fazë kur Kurti është munduar që këtë pushtet lokal ta dërgojë edhe njëherë në zgjedhje të parakohshme, që ta barazojë me veriun e Kosovës që ta përdorë si kartë në Bruksel.

Këtë e bën sepse mendoj që Kurti ka afate të qarta nga ndërkombëtaret për draftin dhe implementimin e asociacionin, unë nuk mendoj se Kurti do të bëjë një gjë të tillë. Kjo do të çojë deri në suspendimin për liberalizimin e vizave, që është një dëm i madh për qytetarët e Kosovës.

Në këtë kontekst Kurti ka dashur që edhe në Luginë të ndërtojë një akt të ndërhyrjes flagrance në proceset demokratike në vendin tonë, që të çojë vendin e Luginës në zgjedhje dhe të ngrejë paralele me zgjedhjet në veri të Kosovës” tha ai.

Sipas tij kjo gjë e dëmton shumë Luginën e Preshevës, pasi e bën të bezdisshme në sytë e ndërkombëtarëve.

Ai po ashtu shtoi se me pranimin e marrëveshjes së Ohrit, Kurti ka bërë një tradhti kombëtare ndaj shqiptarëve atje.“Kjo nuk e ndihmon Luginën, por e dëmton më shumë pasi e bezdis Luginën e Preshevës në sytë e ndërkombëtarëve në vazhdimësi.

Me marrëveshje e Ohrit, Kurti ka bërë një tradhti kombëtare ndaj shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

Eco Higjiena

Kuti siç po duket, është duke ditur se Lugina e Preshevës është e humbur dhe thjesht ta përdorë tanimë. Kjo është një fatkeqësi që po na ndodh në udhëheqjen e këtij personi” u shpreh Arifi.

Në fund ai tha se Kurti nuk është i interesuar për problemet e shqiptarëve kudo ndodhen, por është i interesuar për agjendën e tij personale.

Sipas nëse do të ishte ndryshe, Kurti do të kishte një bashkëpunim shumë të mirë me Shqipërinë dhe jo të prishte marrëdhëniet, duke shtuar se ai është një anti-amerikan, që besoj se shqiptarët po ia besojnë gënjështrat“Unë nuk besoj që Kurti po interesohet nëse e njeh terrenin mirë apo problematikat e saja në Luginë, Maqedoni apo edhe Shqipëri. Kurti nuk do të mbetet si një person që ka shkaktuar probleme, por si një populist i fuqishëm dhe patriot në thonjëza.

Populisti nuk është i interesuar të zgjidhë problem, por aty ku nuk zgjidhen problemet ky të afrohet si e vetmja zgjidhje.

Unë besoj që ka mjaftueshëm kudo në botë shqiptarë që besojnë se Kurti ka një agjendë personale ideologjike dhe nuk i intereson fare situata e shqiptarëve.

Po të kishte qenë ndryshe, Kurti do të kishte shumë interes që të bashkëpunonte me Shqipërinë dhe jo duke i prishur marrëdhëniet mes tyre.

Kurti është një anti-amerikan dhe është një person që nuk është në interes të popullit shqiptar, por është duke menduar se ne po ia besojmë rrenat” përfundoi Arifi./abcnews.al