RCCOLA

Arifi e porosit Halitin: Puno e mbajë premtimet

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Ish kreu i Vitisë Nexhmedin Arifi thotë për rajonipress se sistemi në Komunën e Vitisë është i centralizuar pasiqë i tërë pushteti është i koncentruar në dy njerëz, tek Sokol Haliti dhe Hasan Alia.

Ish kreu i Vitisë Nexhmedin Arifi vazhdon të mbrojë tezën e tij se komisioni për identifikimin e borxheve ishte jo profesional dhe i ngarkuar politikisht, raporton rajonipress.

Arifi tha për rajonipress se fatkeqësisht janë dy njerëz që bartin të gjitha kompetencat dhe përgjegjësit në Viti. “Sokol Haliti dhe Hasan Alija, janë dy njerëz që i tërë pushteti është i koncentruar tek ata. E sugjerojë Sokolin që të shpërndajë kompetencat dhe përgjegjësit dhe të përmbush premtimet e dhëna ndaj qytetarëve të Vitisë”.

Eco Higjiena

Arifi thotë se fatkeqësisht njerëzit profesionist nuk po kanë vend në zyrat e Komunës.”Mos shfrytëzimi i parasë publike dhe menaxhimi i saj ashtu si nuk duhet është pasojë e reflektimit negativ në punën e kësaj qeverisjeje”.

Arifi duke ju referuar borxheve të gjetura nga pushteti aktual thotë se është e pasaktë deklarata e Sokol Halitit rreth kanalizimit në Smirë dhe Tërpezë sepse të hollat janë në fondin e participimeve.”Unë e kam sugjeruar edhe më herët Sokol Halitin që mos të merret me të kaluarën, por me të ardhmen sepse edhe Palestra e Sporteve në Viti nuk është meritë e tyre, por e MKRS. Edhe lumi “Morava” ka konfirmim zyrtar nga Komisioni Evropian që është dhënë miratimi i tyre”.

Por, Arifi është i befasuar nga qeverisja aktuale që ka lejuar të fus në kuadër të borxheve kontingjente për vitin 2013 , edhe detyrime që mbajnë datën para vitit 1999. “Kjo është skandaloze sepse komuna e Vitisë nuk ka obligime as detyrime për atë periudhë. Arsyet pse ai detyrim është futur në listën e borxheve e dinë vetëm ata, por dyshimet janë evidente” tha Arifi./rajonipress/