Arifi e Ilazi flasin për investime të përbashkëta
Gjilan – Të dy kryetarët e Vitisë dhe Kaqanikut janë shprehur se edhe më tutje mbeten prioritet investimet e infrastrukturës rrugore dhe atë në zona të thella rurale, në veçanti është diskutuar për mundësitë e ndërtimit të rrugës në fshatin Kerpliqë, fshat ky që është nën administrimin Komunës së Kaçanikut, por që është i lidhur ngushtë me Vitinë.
Kryetari i Komunës së Vitisë Nexhmedin Arifi ka pritur sot në një takim kryetarin e komunës së Kaçanikut Besim Ilazi ku gjatë këtij takimi ata kanë biseduar për mundësit e bashkëpunimit si dy komuna fqinje dhe këmbimin reciprok të përvojave më të mira.
Të dy kryetarët janë shprehur se edhe më tutje mbeten prioritet investimet e infrastrukturës rrugore dhe atë në zona të thella rurale, në veçanti është diskutuar për mundësitë e ndërtimit të rrugës në fshatin Kerpliqë, fshat ky që është nën administrimin Komunës së Kaçanikut, por që është i lidhur ngushtë me Vitinë.
Gjatë këtij takimi Kryetarët Arifi dhe Ilazi janë pajtuar që të hartohet projekti i shtruarjes së kësaj rrugë rurale dhe gjithashtu janë pajtuar që më pas të nënshkruajnë një marrëveshje mirëkuptimi në mes të Komunës së Vitisë me atë të Kaçanikut.
Kryetarët gjithashtu janë marrë vesh që një kërkesë për asfaltimin e rrugëve të thela rurale të ju adresohet Ministrisë së Transportit. Pas këtij takimi ata kanë dalur në terren ku për së afërmi kanë shikuar gjendjen e rrugëve në këto fshatra.
Në këtë takim kanë marrë pjesë edhe Drejtori i Shërbimeve Publike të Vitisë Agim Haziri si dhe homologu i tij nga Kaçaniku Rushan Ceka. /rajonipress/


