Mobi Casa

Arifi: Dy vite të dështuara të qeverisjes komunale të Vitisë

/ 9 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, gjatë kësaj periudhe dyvjeçare të qeverisjes së tij nuk ka përmbushur as edhe një premtim të fushatës zgjedhore. Lere se nuk ka përmbushur premtimet, por paraja e buxhetit e planifikuar nga vetë ai, me vota të kontrabanduara të disa asambleistëve po e miraton buxhetin, ka krijuar aleancë të fshehtë me këta partizan e militantë edhe gjatë fushatës zgjedhore edhe tashti, por paraja publike po i shkon në suficit thotë Nexhmedin Arifi.

Ish kreu i komunës së Vitisë Nexhmedin Arifi thotë se të gjitha premtimet e fushatës të atëhershme e të tanishme z.Haliti, po të dalin boshe, duke pasur ngecje në secilën fushë. Shkeljet tuaja janë edhe më të mëdha kur në çdo fund vit nënshkruan vendime të pa ligjshme për të harxhuar paranë publike dhe buxhetin e komunës. Të bëjmë thirrje të merrni përgjegjësinë. Gjetjet e paligjshme është mirë të publikohen edhe nga ju, por edhe nga organet kompetente.

Si premtime të dikurshme elektorale të z. Haliti, ishin : Për qeverisje të mirë brenda komune, rend e ligj, kjo po i del e kundërta, pastaj në sferën e bujqësisë e inspektoratit poashtu, kur e shikojmë sferën e arsimit me diferenca negative nuk ke çfarë të thuash diçka të mirë, për shfrytëzimin e parasë publike ajo veç dihet, në sferën e prokurimit ke bërë ricentralizim, familjarizëm keqpërdorim, ndërtimet pa leje, ke krijuar oligarkët(“të vegjlit”) e tu për interesa të ngushta etj.etj , për të mos i numëruar një për një, përqindja e realizimeve të premtimeve nuk po të del z. Haliti as në masën 30- përqindëshi, tash veç kanë filluar të dalin në shesh edhe skandalet që nuk ke përputhshmëri me masat e shtetit ligjore në bazë të fakteve e shmangieve, ka fusha të premtimeve tuaja që përqindja mund të del zero.

Vetë raporti financiar i qeverisjes komunale të Vitisë tregon dështimin e saj dhe të kryetarit të komunës z.Sokol Haliti, qeverisje kjo për dy vjet radhazi keqmenaxhim dhe keqpërdorim, por edhe për vitin 2015, Komuna e Vitisë ka ngecur në realizimin e buxhetit, ani pse e kishte planifikuar shumën për 432842 euro.

Duke mos e realizuar paranë buxhetore të planifikuar dhe që e kishte në dispozicion ato mbetën të pa shfrytëzuara, nuk arritën të shpenzohen 113655 euro. Nga kjo shumë 47144 euro janë në suficit që rezulton me një mosbesim te qytetaria për këtë qeverisje të paditur. Deklaratave të z.Haliti iu ka dalur boja, tashti i ka mbetur edhe një “shkathtësi” e përbashkët me akterët që veç ai i njeh, për të bërë faturim, për të marr pjesë direkt në keqpërdorim të buxhetit, ky ishte dhe mbetet angazhimi i veçantë i yti z.Haliti për gjatë dy viteve të qeverisjes me komunën e Vitisë 2014-2015 edhe për të ardhmen, sepse e ke krijuar një trupë për vete të keqmenaxhimit, familjarizmit, grupe të përfitimeve, punësimeve pa kontrata nëpër drejtori edhe në komunë.

Të hyrat nga tatimi në pronë janë realizuar vetëm 75%,që do të thotë se 102884 euro janë më të vogla në krahasim me planifikimin. Të hyrat vetanake të komunës janë realizuar 77%, që do të thotë se për227239 euro, janë më të vogla në krahasim me planin.

Se donatorët” iu kanë kthyer Vitisë” gjatë vitit 2015 do ta vërtetojmë me këtë fakt: Se ka pasur të hyra nga donatorët vetëm 56700 euro, që është më e vogël se çdo herë tjetër, por edhe më e vogël se viti 2014.

Investimet gjatë vitit 2015 janë më të vogla, gjithmonë sipas raportit që nga viti 2008 e këndej, madje janë më të vogla për 282814 euro krahasuar me vitin 2014,ku investimet e këtij viti ishin plan i qeverisjes së kaluar komunale. Në raportin financiar nuk janë prezantuar obligimet, kjo është e qëllimtë me arsyen që të fshihet e vërteta rreth obligimeve të të cilat po prezantohen nga lexuesit lehtë do të vihej re se ka të bëj me një dështim. Ju nuk e keni prezantuar as raportin tuaj të përgjithshëm ashtu siç jeni të obliguar!?

Vazhdimisht deklaron z.Haliti se qeverisja e kaluar na ka lënë obligime, herë duke thënë 300 mije euro e herë 3 milion, por kjo po vërtetohet se te gjitha ato kanë qenë gënjeshtra, mashtrime tuaja, sepse janë rrugët financiare që e kanë vërtetuar e po e vërtetojnë një gjë të tillë si të pavërtetë tuajën. Ndërsa obligimi që po prezantoni vetë ju është faktik, që do të detyroheni ta paguani gjatë vitit 2016 e që sillet rreth 300 mijë euro kuptohet nga mos menaxhimi i mirë juaji dhe mos dija.

Po ndalemi e përmendim disa fakte tjera të keqmenaxhimit:
-Rreth 30 mijë euro në shkollën fillore të Sodovinës së Qerkezëve që nuk u përfundua,
-Afër 70 mijë euro kanalizimi i fshatit Tërpezë,
-Rreth 40 mijë euro kanalizimi i fshatit Smirë,
-Rreth 40 mijë euro në projekte tjera, si obligime tjera:furnizime, shërbime, komunali etj.

Mobi Casa

E themi edhe një herë, sferë prekëse janë të gjitha drejtoritë në këtë komunë: inspeksioni, kadastri, bujqësia etj, por më e dhimbshmja është Drejtoria e arsimit, janë fakte rrëqethëse z.Haliti, vetëm gjatë vitit 2015-2016, DKA praktikisht t`i ke angazhar rreth 50 mësimdhënës pa konkurs, pa shikuar as normativ, as ligj, as formulë të FMN-së.

Keni emruar drejtor shkollash, zëvendës drejtorë pa përfillur kurrfarë rregulli, një shkollë e keni emërtu, por pa i përmbushur kriteret e kërkuara. Procedurat e tilla duhët anuluar, sepse janë shkelur normat në shumë raste, por ne po t’i themi si në përzgjedhjen e drejtorëve e zv. drejtorëve në shkollën fillore “Bafti Haxhiu”, “Dëshmorët e Vitisë”, në paraleleve e ndara të Shkollës së mesme në Pozheran dhe pavarësimin e saj, përballja se nuk ka buxhet e as nxënës për përmbushje të kriterit etj.

Koha do t’i vërteton shkelësit. Një pjesë e kompetentëve është dashur ta përcjellin këtë gjendje kaotike, por le të mbetet në ndërgjegje edhe të atyre që e kanë detyrë t’i përcjellin faktet dhe shkeljet.

DKA –ja në Viti vetëm në muajin janar 2016 në saje të punësimit pa kriter e konkurs ka diferencë negative 26 mijë euro. Kjo diferencë negative do të vazhdoj deri në fund të vitit ku do të kemi një diferencë negative mbi 300 mijë euro. Bashkëfajtori për këtë gjendje jeni ju z.Haliti, por është mirë që edhe Ministria e Financave të korrigjohet e cila po ua mundëson këtë parregullsi gjatë tërë vitit duke i marrur mjetet nga një muaj në muajin tjetër dhe në fund duke bërë shkelje për t’i mbuluar diferencat negative në fund të vitit që është në kundërshtim me Ligjin e menaxhimit të financave publike, kurse në vitin 2015 diferencat janë bartur dhe kompensuar në forma jashtëligjore deri në fund të vitit dhe atë në një shumë mbi 100 mijë eurove.

Të gjitha këto lëvizje çrregulluese duhet t’i ketë parasysh Ministria e Financave, sepse ua kujtojmë se kjo ministri në qeverisjen e kaluar nuk ka lejuar këso shkeljesh jo për këto shuma, por nuk ka pasur kurrfarë tolerance.

Në projektet investive gjatë vitit 2014 -2015 keni vu një gurë themel në shkollën fillore të fshatit Beguncë. kurse tri shkollat e tjera që po i përmend dhe ambulanca në Pozheran kanë qenë projeksione të qeverisjes së kaluar komunale që është kërkuar vetëm finalizimi. Po e përmendim një fakt tjetër për këtë ambulantë e posa lëshuar në përdorim, e punëkryesin e saj që ka qenë në lidhje familjare me z.Haliti, tashti kësaj shtëpie kulmi po i pikon brenda dhe muret e saja kanë filluar të vejnë myk prej lagështisë dhe ndërtimit shkel e shko.

Gjatë dy viteve të qeverisjes tuaj zoti Haliti as që jeni marr me planin rregullativ. Mosmarrja me këtë problematikë shkakton pasoja dhe nuk parandalon asgjë të mirë për shërbime të qytetarëve.

Se thirresh z.Haliti në një” transparencë buxhetore të komunës së Vitisë” të kujtojmë se Auditori gjeneral për vitin 2014 iu ka dhënë performancë negative, se sa ka transparencë në zyrën e prokurimit, publikoni tenderët me kuotim të vitit 2014-2015 dhe aneks kontratat dhe lehtë vijmë në përfundim se nuk bëhet fjalë për transparencë por për fshehje të llojit të vet. ”Për vlerësime që t`i po u përmbahesh”, tregona se në këtë nivel lokal kush janë organizatat (kompanitë) tuaja të konsultimit që të dhanë “performancë”, kush po falsifikon, kush i udhëheq dhe si e kanë të shtrirë fushëveprimin për këtë “transparencë”, a janë serioze ato që po të japin ty lëvdata për ta mashtruar qytetarinë e lexuesit, e ti pastaj po del e po trumbeton kuluareve z.Haliti?

Në bazë të Raportit financiar themi se me keqardhje nuk pritet vlerësim në bazë të këtyre të dhënave nga Auditori gjeneral. Ne u bëjmë thirrje që pas këtyre ngecjeve e dështimeve për këto dy vite të qeverisjes suaj të lerni retorikën e zma-dhimit të gjërave dhe çmimeve falso, por t’i përkushtoheni premtimeve që keni dhënë para qytetarëve dhe respektim të normave./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.