FITORJA

Arifi: Draftstatuti i ri i Asociacionit, problematik për Kosovën

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ish-kryenegociator, Avni Arifi, në dialogun me Serbinë, ka folur për ecurinë e dialogut, për Asociacionin, si dhe për çështjen e sigurisë në vend e rajon.

Arifi ka thënë drafti i statutit të Asociacionit që e ka publikuar Burim Ramadani është i vërteti. Sipas tij, ky draft-statut është tejet problematik për Kosovën

“Ky draft është origjinali. Këto janë elementet me të cilat do të përballemi. E dimë se Qeveria e Kosovës në parim e ka pranuar, por pala serbe nuk e ka nënshkruar për shkak të zgjedhjeve atje”, deklaroi Arifi në RTK.

GRANDEMALL

Ai shtoi se ky është një obligim i ri që Kosova ka marrë përballë bashkësisë ndërkombëtare . Sipas tij, Kosova pasur shanse të mira që vetë të bëjë statutin e Asociacionit, që nga janari i këtij viti.

“Por Qeveria e Kosovës, qoftë për popullizëm, qoftë për ide të tjera, shpikte ide të tjera dhe nuk e bëri draft-statutin. E në vend që ta bënim ne e bënë ndërkombëtarët”, deklaroi Arifi.

Ndërkaq Arifi theksoi se në të kaluarën në dialogu pikë orientimi ishte arritja e marrëveshjes përfundimtare, e jo siç është tash në normalizimin e raporteve mes të dy vendeve.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.