UBT

Arifi dorëzon kallëzim penal kundër Këshillit Kombëtar për keqpërdorim të mjeteve të ndara nga Qeveria e Kosovës

/ 3 minuta lexim
KKVITI

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, dorëzoi këtë të martë kallëzim penal në Prokurorinë Speciale të Kosovës për Këshillin Kombëtar Shqiptar.


Sipas Arifit, ky kallëzim penal bëhet për keqpërdorimin e mjeteve të Qeverisë së Kosovës nga ana e Këshillit.

Në një deklarim për media, ai tha se me fitoren e tij në Preshevë ka ndryshuar qasja e Qeverisë Kurti ndaj Luginës.

“Çka ka ndodhur është një anomali politike pasi që ka humbur pushtetin partia e favorizuar e Vetëvendosjes në prill të vitit 2021, shumicën në asamblenë komunale dhe është vendosur një pushtet i ri që unë i prij, ka ndërruar edhe qasja e Qeverisë Kurti ndaj Luginës së Preshevës. Ju e dini Besnik Bislimi ka qenë në Luginë ku ka proklamuar që ndihmat e Qeverisë tashmë do të dërgohen në Luginë të Preshevës përmes Këshillit Kombëtar Shqiptar”.

“Çka ka ndodhur është një krim i organizuar në një formë të paparë kinse në emër të shqiptarëve në Luginë. Dy vite ka zgjatur implementimi i projektit nëpërmjet Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe në fund rezultoi se dy milionë euro janë shpërndarë në kohë fushate në tetor”, u shpreh Arifi.

KKVITI

Sipas tij, me paratë e Kosovës është munduar të avancohet dhe forcohet një parti politike në Luginë, ndonëse atje janë pesë të tilla.

Ai gjithashtu pretendoi se Ardita Sinani, këshilltare e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ia ka shpërndarë 27 mijë euro një organizate fantome.

“Ardita Sinani, këshilltarja e kryeministrit Kurti, ia ka shpërndarë 27 mijë euro një anëtari të Kryesisë së saj në Preshevë. Një shoqatë e cila është fantome. Agon Islami është anëtar i kabinetit të Shaip Kamberit dhe ka marrë 25 mijë euro veç pse ka një portal që shpërndan dezinformata. Presionin që na ka bërë qytetarët dhe shoqatat për një keqmenaxhim kaq të thellë për të zhvatur para, na ka sjell sot në këtë moment”.

“Këtë situatë na e ka imponuar Vetëvendosja. Ky rrjet që është ndërtuar me njerëzit e tyre, dhe ne dyshojmë që ky rrjet ka pasur një qëllim shumë të qartë. Këtu Albin Kurti edhe pse nuk ka fakte në padinë që e kemi bërë, nëse ka folur më së shumti kundër hajnisë është i thirrur për të vepruar”, tha tutje Arifi./Telegrafi/