Fundamenti

Arifi: Do të vijë koha kur Serbia vetë do ta kthejë lapidarin

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryetari i Preshevës Shqiprim Arifi në një ligjëratë para studentëve të kolegjit ISPE në Prishitnë foli rreth librave për nxënësit e tri komunave me shqiptarë në Serbi.

Duke iu drejtuar studentëve të ISPE-së Shqiprim Arifi tha fjalët e tij edhe për librat e nxënësve shqiptarë të Luginës së Preshevës, për të cilat u bë debat se a duhet t’i sigurojë Prishtina apo Tirana.

“Neve na intereson t’i kemi librat. Neve nuk na intereson se kush i sjell,” tha kryetari i Preshevës.

Ministria e Arsimit të Kosovës në shtator të vitit të kaluar nisi dy kamionë me libra shkollorë drejt komunave me shqiptarë në Serbi për nxënësit e atjeshëm por këto libra u bllokuan nga autoritetet serbe.

Në tetor të këtij viti gjatë vizitës së Edi Ramës në Beograd, ai arriti një marrëveshje të pashkruar me homologun e tij serb Aleksandar Vuçiq për furnizim të nxënësve shqiptarë me libra shkollorë nga Shqipëria.

Përveç çështjes së librave, kryetari Arifi foli edhe si vendosi të qëndrojë në Preshevë dhe të luftojë për përmirësim të jetës

“Popullata ka qenë e dëshpëruar me politikën për 12 vjet në Preshevë. Kur jam kthyer në Preshevë ia kam bërë vetes një pyetje: What to do ? Çka të bëjmë. Të rri në Preshevë apo të kthehem në luks, ne Gjermani. Me nusen time dhe me prindërit e mi vendosëm të luftojmë. Por jo në Facebook, por në terren,” tha Arifi.

FIDANISHTJA

Ai foli edhe për problemet që ka Presheva.

“Na kemi një papunësi prej 70 për qind. Kemi shpërngulje të përditshme. S’kemi ujë të pijshëm, s’kemi deponi të bërllokut etj,” tha Arifi.

Arifi tregoi se ai ka dalluar nga politikanët tjerë të Preshevës që sipas tij ende flasin me doza nacionalizmi.

“Të gjithë deri atëherë kanë kërkuar bashkim me Kosovën, Shqipërinë apo krijimin e Iliridës. Por ne kemi thënë jo. Ne kemi dashtë ta forcojmë zhvillimin politik e ekonomik tonin. Kjo ka qenë e rëndësishme. Nuk mund te flasësh në 2016-ën, sikur të jesh në kohë lufte. Kjo nuk është normale,” tha kryetari Arifi.

Duke folur për lapidarin e dëshmorëve të luftës së UÇMB-së në Preshevë që u largua nga autoritetet serbe në janar të 2013-ës, Arifi tha se do të vijë koha kur Serbia vetë do ta kthejë atë lapidar.

Arifi gjatë ligjëratës tha se arritjet e dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel po shihen, ani pse nuk janë të theksuara./kallxo.com/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.