Fundamenti

Arifi: Do të jem në shërbim të qytetarëve në mënyrë permanente

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Fushata elektorale e kandidatit Nexhmedin Arifi po vazhdon fuqishëm. Po mbahen takime gjithandej nëpër lagjet dhe fshatrat e komunës së Vitisë. Dje janë mbajtur dy takime me qytetarët e fshatit Drobesh dhe të qytetit të Vitisë.

Takimi në Drobesh

Në këtë takim u përshëndet puna e bërë nga Qeveria e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Kryetarin e komunës së Vitisë, Nexhmedin Arifi.Njëkohësisht u kërkua nga të pranishmit e shumtë përfundimi i atyre pak rrugicave që kanë mbetur pa u asfaltuar.

Fundamenti

Kryetari Arifi u premtoi të pranishmëve se përveç këtyre pak rrugicave që do të asfaltohen, do të jetë në shërbim të tyre në mënyrë permanente.

Takimi në Viti

Takimi në Viti reflekton përkrahjen reale që kandidati ynë ka gjithandej nëpër Viti. Ky takim i cili u mbajt në prani të një numri të madh të të pranishmëve u karakterizua nga një atmosferë impozante. Fitorja e kandidatit tonë nuk ka alternativë.Qytetarët e Vitisë falënderuan kryetarin Arifi për projektet e realizuara, me ç’rast është mundësuar sajimi i konditave për një Viti Evropiane. Kryetari Arifi u premtoi të pranishmëve se vizioni i Partisë Demokratike të Kosovës për një Viti Evropiane do të implementohet pashmangshëm thuhet në njoftimin e sektorit për informim pranë Shtabit Zgjedhorë të PDK-së, dega në Viti./rajonipress/