RCCOLA

Arifi: Do ta përmirësojmë jetën e të gjithë qytetarëve të Vitisë

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Viti – Sipas Nexhmedin Arifit investimet e komunës, të mbështetura nga Qeveria e Republikës së Kosovës, do të prekin çdo cep të territorit të Komunës së Vitisë dhe në të njëjtën kohë do të përmirësojnë pashmangshëm jetën e të gjithë qytetarëve të Vitisë.

Në një atmosferë impozante e të jashtëzakonshme, në prezencën e mijërave qytetarëve e simpatizantëve të Partisë Demokratike të Kosovës, dega në Viti, me mbështetjen e tërë strukturave qendrore të PDK-së, sot në Viti u mbajt tubimi përmbyllës i Partisë Demokratike të Kosovës, dega në Viti.

Fitoren e sigurt të PDK-së në Viti, sot me pjesëmarrjen e tyre masive, e çimentoi numri i madh i të pranishmëve në këtë tubim të madh.T ubimin madhështorë e hapi me një fjalë rasti Shefi i Shtabit Zgjedhorë të PDK-së, dega në Viti, zoti Andyl Bajrami, i cili tha se ky shtab ka bërë një fushatë unike.

Sipas tij, unike sepse fushata jonë ka qenë dinamike , por e qetë, masive por e urtë. Konstruktive e pragmatike , por konsistente.

Ai tha se kemi mbajtur më shumë se 99 takime të mbyllura e të hapura. Kemi informuar drejtë, me kohë dhe objektivisht. Kemi qenë konciz, konkret dhe efikas. Më pas fjalën e morri kryetari i ardhshëm i Vitisë, Nexhmedin Arifi.

Eco Higjiena

Ai nën ovacione të mëdha të përkrahësve dhe qytetarëve, tha se do të jetë në shërbim të gjithëve dhe do të bëj të pamundurën për të qenë në shërbim të të gjithë qytetarëve.
Sipas tij investimet e komunës, të mbështetura nga Qeveria e Republikës së Kosovës, do të prekin çdo cep të territorit të Komunës së Vitisë dhe në të njëjtën kohë do të përmirësojnë pashmangshëm jetën e të gjithë qytetarëve të Vitisë.

Ai tha se do të mundësoj një qeverisje të mirë, efikase dhe transparente. Do ta subvencionoi bujqësinë, do të përfundoi të gjitha projektet e kanalizimit dhe të ujësjellësit në të gjitha fshatrat e komunës së Vitisë.

Më pas fjalën e morri Kryeministri i Republikës së Kosovës dhe Kryetari i PDK-së, zoti Hashim Thaçi.Ai tha se kryetari Arifi ka realizuar më shumë se që ka premtuar dhe se me të njëjtin ritëm do të vazhdoi edhe në mandatin e ardhshëm.

Sipas tij çdo projekt i kryetarit Arifi do të jetë edhe projekt i Qeverisë së Republikës së Kosovës.Fitorja e Nexhmedin Arifit nuk ka alternativë. “Kjo fitore do të jetë e sigurt. Ky është vizioni i Partisë Demokratike të Kosovës për një Viti Evropiane” tha Thaqi njofton sektori për Informim pranë Shtabit Zgjedhorë të PDK-së, dega në Viti./rajonipress/