United Hospital

Arifi dhe Mustafa kërkojnë investime në Luginë nga ndërkombëtarët dhe vendorët

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

“Perspektivat, kushtet, kufizimet e zhvillimit në Jugun e Serbisë në kontekst të zhvillimit ndër rajonal dhe integrimeve Evropiane”, ishte tema e tryezës e cila u mbajt sot mes profesorëve të fakultetit ekonomik të Suboticës, kryetarit të komunës së Bujanocit dhe Preshevës, Nagip Arifit e Ragmi Mustafës, komisares së lartë për pakica nacionale pranë OSBE-së Astrit Tors, shefit të misionit të OSBE-së në Serbi.

Piter Burhard, kryetarit të Trupit Koordinues Zoran Stankoviq dhe dekani të fakultetit Ekonomik të Suboticës, Nenad Vunjak. Në hapjen e tryezës, ky i fundit në prani të gjithëve që ishin dhe student të fakultetit e përfaqësues të tjerë, ka prezantuar broshurën e përgatitur nga ky fakultet në bashkëpunim me komunat Preshevë e Bujanoc e cila ishte e përpiluar në tri gjuhë. Në këtë broshurë kanë kontribouar edhe profesorët e fakulteteve rajonale, komunave të Preshevës dhe Bujanocit, OSBE-së, Ministrisë së arsimit dhe teknologjisë, Trupit Koordinues, Delegacionit Evropian dhe misionit të OSBE-së.

Mobi Casa

Në këtë tryezë u diskutua për temat që ka kjo broshurë e rëndësishme për studentet dhe vendin tone, dhe u vlerësuar nga të pranishmit. Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi duke përshëndetur të pranishmit ai përmes videoprojektorit ka prezantuar komunën që drejton dhe potencialet e kësaj të fundi si një vend që ka pozitën më të mirë për të investuar e për të u zhvilluar si në arsim të lart, ekonomi, kulturë dhe në sfera të tjera. Arifi në fund të prezantimit të tij, emrin e Bujanocit e karakterizoi kështu, Buja, që do të thotë e frytshme kurse novac, para.

Pastaj fjalën e mori dhe kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa i cili prezantoi potencialet e komunës së Preshevës dhe tha se, komuna e Bujanocit dhe Preshevës janë dy komuna më të dobëta ekonomike dhe zhvillim dhe se me integrimin e Sërbi duhet të investohet edhe tek ne. Komisarja e lartë për pakica pranë OSBE, Astrit Tors, është shprehur shumë e kënaqur që po merr pjesë në këto ngjarje të rëndësishme për vendin tone, si në vënien e gruthemelit për ndërtimin e objektit arsimor të lart, dhe tregoi specifikat rreth integrimeve Evropiane. Përkrahje ka dhënë dhe ambasadori i OSBE-së Pitër Burhard si dhe kryetari i Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Sankoviç./BujanociNet/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.