UBT

Arifi dhe Musliu në Beograd kërkuan rrespektimin e dygjuhësisë në Fakultet dhe kthimin e teksteve mësimore

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi dhe kryetari i Këshillit Kombëtarë Shqiptarë Jonuz Musliu kanq qëndruar sot në Beograd ku kanë marrë pjesë në takimin e palëve të interesuara rreth funksionimit të Fakultetit ekonomik dega në Bujanocit.

Ky takim është kryesuar nga Komesarja e lartë për pakica pranë OSBE-së Astrid Thors selia e së cilës është në Hagë, Në këtë takim kanë marrë pjesë edhe Ambasadori i BE-së në Sërbi Majkëll Devenport, Ambasadori i OSBE-së Peter Burkhard, Ministri i Arsimit në Qeverinë e Sërbisë Vërbiç, dekani i Fakultetit ekonomik dhe kryetari i Trupit Koordionues Zoran Stankoviç.

Në një deklaratë dhënë BujanociNet kryetari Arifi tha se, “në këtë takim është biseduar për funksionimin e mëtutjeshëm të Fakultetit ekonomik dega në Bujanoc, kërkesa ime dhe e kryetarit të KKSH-së ka qenë të rrespektohet marrëveshja e ligjerimit në dy gjuhë në këtë fakultet, ku siç edhe ka qenë marrëveshja e mëparshme që në këtë Fakultet të ligjerohet 40% në gjuhën shqipe dhe 60% në gjuhën serbe, ne kërkuam që kjo marrëveshje të rrespektohet” Arifi gjithashtu potencoi se, “Sipas dekanit të Fakultetit ekonomik Vunjak kjo marrëveshje është duke u rrespektuar, por ne kemi informata tjera sa i përket ligjerimit të profesorëve në Fakultet” Gjatë këtij takimi pjesmarrësve iu janë dhënë disa shënime se janë angazhuar 15 ligjerues të cilët ligjerojnë në gjuhën shqipe, kurse të tjerët janë në gjuhën serbe, këtë gjë thotë Arifi, ne do ta vërtetojmë dhe do ta njoftojmë Komesaren e lartë për pakica Astrid Thors.

Mobi Casa

Arifi dhe Musliu edhe përkundër që nuk ishte temë e këtij takimi, e kanë inicuar problemin e bllokimit të librave në gjuhën shqipe, donacion i R. Kosovës. “Nesër dhe pasnesër në Beograd takohen ambasadorët e vendeve anëtare të OSBE-së dhe është një mbledhje shumë e rëndësishme në të cilën marrin pjesë mbi 40 kryeministra të shteteve të ndryshme, kërkuam që edhe kjo tem të diskutohet dhe të shprehen brengosjet tona, ku gati tre muaj tekstet që janë donacion i Ministris së Arsimit të Kosovës që ju kanë dhuruar KKSH-së, janë të bllokuara në terminalin në Preshevë” tha kryetari Arifi.

Arifi dhe Musliu kanë kërkuar që sa më shpjetë të reflektojnë Ministria e Arsimit e Sërbisë që të kontaktojë më Ministrin e Arsimit të Kosovës me ndërmjetësimin e OSBE-së dhe BE-së, që kjo çështje të zgjidhhet sa më shpejtë./BujanociNet/