UBT

Arifi: Breznica, fshat që bashkon shqiptarët

/ 6 minuta lexim
Eco Higjiena

Bujanoc -“Bashkimi kombëtar nuk arrihet vetëm me fjalë dhe premtime boshe, por arrihet me projekte të mëdha siç është ndërtimi i kësaj rruge”, shprehet i entuziazmuar, Shpend Xhelili, banor i fshatit Breznicë. “Ëndrra e kamotshme e qytetarëve të Malësisë së Bujanocit që të kenë infrastrukturë për të qarkulluar më lirshëm dhe më shpejtë tani do të bëhet realitet”, ka përgëzuar qytetarët e Malësisë, prefekti i Bujanocit, Nagip Arifi, duke shtuar se ky projekt është vetëm nisma projekteve të filluara, duke veneruar entuziazmin e banorëve të Malësisë, nga pjesëmarrja e shumtë e tyre që dëshmonte rëndësinë e këtij projekti kapital.

Fshati Breznicë i komunës së Bujanocit i banuar me shqiptarë, që shtrihet përgjatë vijës kufitare Kosovë-Serbi, deri më tani pasi që edhe në këtë fshat ka vend-kalim kufitar është quajtur fshati – kufiri i të cilit ndante shqiptarët, tashmë me asfaltimin e rrugës Tërrnoc-Breznicë, e që qytetarët e këtij fshati me të drejtë e quajtën

Rruga Kombëtare, tani Brezica më është fshati që bashkon shqiptarët.Banorët e Malësisë së Bujanocit, e veçmas të fshatit Breznicë të pushtuar nga entuziazmi i pa-përshkruar që solemnisht të shtunën, ka filluar asfaltimi i rrugës Tërnoc

Breznicë, ku më në fund po realizohet ëndrra e kamotshme e banorëve të kësaj ane të Malësisë së Bujanocit që të kenë infrastrukturë për të qarkulluar më lirshëm, më shpejtë dhe pa tarifa doganore. “Bashkimi kombëtar nuk arrihet vetëm me fjalë dhe premtime boshe, por arrihet me projekte të mëdha siç është ndërtimi i kësaj rruge”, shprehet i entuziazmuar, Shpend Xhelili, këshilltar në asamblenë komunale të Bujanocit, njëherësh banor i fshatit Breznicë.
“Kjo rrugë ka rëndësi të madhe dhe për ne Malësinë edhe kjo është një udhë e kombit, ngase përfundimisht lidhë të gjitha fshatrat e Malësisë së Bujanocit me vetë qytetin e Bujanocit”, theksoi Xhelili, duke mos mundur të shpreh entuziazmin e tij të pa-përshkruar, duke shtuar se “ky projekt i komunës është ndër projektet më kapitale që është realizuar për Malësinë e Bujanocit deri më tani, dhe se kjo është dhurata më e madhe që pushteti lokal i Bujanocit, na ka bërë para festës së Bajramit”.

Banorët e Malësisë që kishin dalë për të parë nga afër asfaltimin e kësaj rruge vërtet për to kombëtare, ngase është rrugë që lidhë shqiptarët e Kamenicës me ato të Bujanocit, të entuziazmuar nga realizimi i këtij projekti kapital për to, u shprehën: “Ku ka më mirë se në 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë të asfaltohet kjo rrugë që bashkon shqiptarët e Luginës me Kosovën”.

Të shtunën, në mënyrë solemne ka filluar asfaltimi i rreth 3 kilometrash të para të rrugës Tërnoc-Breznicë, rrugë kjo që lidhë jo vetëm të gjitha fshatrat e Malësisë së Bujanocit me vetë qytetin e Bujanocit, por edhe rrugë që lidhë shqiptarët e Luginës me Kosovën.

Uji Dea

“Ëndrra e kamotshme e qytetarëve të Malësisë së Bujanocit që të kenë infrastrukturë për të qarkulluar më lirshëm dhe më shpejtë tani do të bëhet realitet”, ka përgëzuar qytetarët e Malësisë, prefekti i Bujanocit, Nagip Arifi, duke shtuar se ky projekt është vetëm nisma projekteve të filluara, duke veneruar entuziazmin e banorëve të Malësisë, nga pjesëmarrja e shumtë e tyre që dëshmonte rëndësinë e këtij projekti kapital.

Ndërkaq, drejtori i Drejtoratit për Ndërtim, Agim Haliti, duke iu drejtuar malësorëve u tha atyre se “kjo rrugë ka qenë ëndërr e qytetarëve, por tani kjo rrugë më nuk është ëndërr, por është realizim i ëndrrës, ëndërr që u bë realitet”.

Sipas zotimeve të Halitit, ai u shpreh se “sot janë asfaltuar tre kilometrat e para të kësaj rruge dhe me një gjerësi pesë metrash, ndërsa do të përfundoj të martën”.
“Shfrytëzoj rastin të ia uroj këtë rrugë e cila ka qenë ëndërr e kamotshme e qytetarëve të kësaj ane”, është shprehur Haliti, duke shtuar se “qëllimit ia kemi arritur që është kënaqësi e veçantë për mua, që në mandatin tim gjegjësisht në krye me kryetarin Nagip Arifin, i cili me përkushtim të madh e mori këtë obligim që ta realizojmë këtë dëshirë të kamotshme të qytetarëve të komunës së Bujanocit, e veçmas të Malësisë së Bujanocit”.

Ndërtimit të kësaj rruge që me të drejtë për banorët e Malësisë së Bujanocit të jetë rrugë kombëtare, e veçmas të fshatit Breznicë e Muhoc, ngase tani e tutje do të kenë qarkulluar më lirshëm, më të shpejtë dhe pa tarifa doganore.

Banorët e Malësisë së Bujanocit, ndonëse përmes kësaj rruge e kanë qytetin e Bujanocit trefish më afër (nga rreth 30 km në 10 km) për të shkuar në qytetin e tyre, duhet të kalojnë nga Kosova, tek kalimi kufitar, Dheu i Bardhë pasi nuk kanë rrugë tjetër dhe se për këtë çdo javë duhet të paguajnë nga 20 euro, si pasojë e marrëveshjes për lëvizje të lirë në bisedimet me Kosovën, me ç`rast vitin e kaluar popullatës shqiptare të Luginës, iu vënë tarifat doganore.

Ndonëse, rruga e banorëve të kësaj ane tani e tutje do të jetë më e lehtë, ndërtimi i kësaj rruge do të ketë një distancë afro 6 kilometrash dhe do të kushtojë 105 milionë dinarë përfshirë edhe TVSH-në.