Fundamenti

Arifi: Brengë kryesore e vitiasve mbetet papunësia

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Ne po bëjë çmos në përmirësimin e jetës së qytetarëve, por brenga kryesore e tyre është papunësia, kjo mund të zbutet me zhvillimin e bujqësisë, sektor ky shumë i rëndësishëm për zhvillimin e këtij vendi ka thënë kryetari i Vitisë Nexhmedin Arifi në takim me KFOR-in amerikan.

Komandanti i LMT-së Majori Hartsock nga radhët e ushtrisë Amerikane ka vizituar të mërkurën Komunën e Vitisë dhe me këtë rast është takuar me të parin e kësaj komune Nexhmedin Arifi. Gjatë këtij takimi që ka pasur karakter informativ kryetari Arifi e ka njoftuar atë me situatën e sigurisë në këtë Komunë si dhe me zhvillimet e gjithëmbarshme.

Kryetari Komunës së Vitisë, Nexhmedin Arifi duke e njoftuar Majorin Hartsock me zhvillimet e gjithëmbarshme dhe atë të sigurisë tha se gjendja e sigurisë në Komunën e Vitisë është qetë dhe stabile.

Fundamenti

Arifi gjithashtu i ka njoftuar atë me përpjekjet e institucioneve lokale të Vitisë në përmirësimin e jetës së qytetarëve përmes investimeve kapitale. “Ne po bëjë çmos në përmirësimin e jetës së qytetarëve, por brenga kryesore e tyre është papunësia, kjo mund të zbutet me zhvillimin e bujqësisë, sektor ky shumë i rëndësishëm për zhvillimin e këtij vendi ” tha Arifi.

Kryetari Arifi përmendi edhe bashkëpunimin e komunës së Vitisë me komunat e tjera si ajo e Kllokotit duke përmendur edhe hartimin e përbashkët të Planit Zhvillimor Komunal dhe Urban si dhe disa projekte të cilat janë realizuar se bashku.

Majori Hartsock falënderoi kryetarin Arifi për takimin e sotëm duke e njoftuar atë me stafin e LMT-së në Viti , megjithatë ai tha se ne jemi të gatshëm për bashkëpunimin./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.