Uji Dea

Arifi: BE-ja përkrah Asociacionin sipas Kushtetutës së Kosovës

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Delegacioni kosovar, i kryesuar nga koordinatori i Qeverisë së Kosovës për dialogun me Serbinë, Avni Arifi, gjatë ditës së djeshme ka prezantuar të arriturat në procesin e dialogut me Serbinë para përfaqësuesve të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

Arifi ka treguar për gazetën “Zëri” se gjatë këtij takimi Kosova ka ngritur çështjen e moszbatimit të marrëveshjeve të arritura me Serbinë.

Ai po ashtu njoftoi se janë dakorduar me zyrtarët e BE-së që Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe të formohet konform Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës pa kompetenca shtesë.
Në anën tjetër, aspak e kënaqur me procesin e dialogut dhe me përgatitjen e palës kosovare në këtë proces është opozita, shkruan më tutje “Zëri”.

Hidromorava

Opozitarët për gazetën deklaruan se pala kosovare nuk ka se çfarë të prezantojë para shteteve të BE-së pasi nuk është arritur asgjë nga ky proces.

E njohësit e çështjeve politike theksuan se moszbatimi i marrëveshjeve të arritura po e vë në pikëpyetje rezultatin e dialogut.