FIDANISHTJA

Arifi: Auditori gjeneral nxori në sipërfaqe shkeljet ligjore të Sokol Halitit

/ 6 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Versioni përfundimtar i Auditimit gjeneral vërteton atë për të cilën vazhdimisht ua kemi tërhequr vërejtjen kreut komunal, për keqmenaxhim, shkeljet të cilat po bëheshin gjatë vitit 2014/15, shprehet Nexhmedin Arifi ish kryetari i komunës së Vitisë.

Raporti i auditimit gjeneral që është publikuar këto ditë ka konstatuar një varg shkeljesh të rënda me anomali materiale që nënkupton rrezikshmëri të lartë në komunën e Vitisë të udhëhequra nga kryetari i komunës Sokol Haliti.

Auditori gjeneral në faqe 16 konstaton se pasqyrat financiare për vitin 2014 nuk janë të përgatitura sipas rregullores 03/2013 të Ministrisë së Financave thotë Arifi.

“Ne gjatë vitit kemi deklaruar vazhdimisht dhe kemi tërhequr vërejtjen se pasqyrat financiare të vitit 2014 janë të falsifikuara, nuk prezantojnë gjendjen reale, janë të mangëta, e tashti këtë e vërtetoi edhe Auditori gjeneral. Gjatë vitit 2014 kryetari i komunës Sokol Haliti nuk i ka adresuar çështjet për t’i zgjidhur dhe këtë Auditori gjeneral në faqe 18 e konstaton si rrezik me dobësi të vazhdueshme të përkeqësimit të sistemit financiar, si regjistër jo i plotë i pasurisë, mangësi në barazim me palët e treta, menaxhim i dobët i të hyrave, menaxhim të dobët të kontrollave, përfitim të limituar nga puna joefikase e auditorëve të brendshëm. Andaj me të drejtë e theksojmë se Auditori gjeneral e vërteton planifikimin tonë që për vitin 2014 auditimi të kryhet përmes kompanive profesionale për auditim, sepse kjo zyrë çdo herë ka punuar nën ndikime dhe e dirigjuar nga jashtë, dhe asnjëherë në funksion të përmirësimit të sistemit për të cilën ne ua kemi tërhequr vërejtjen jo vetëm njëherë”.

Sipas Arifit Auditori gjeneral në faqen 23 konstaton:”mangësi në menaxhimin e të hyrave dhe ka vepruar në kundërshtim me udhëzimin administrative 03/2011 ku komuna ka qenë e obliguar që të bëjë rianketimin e 1/3 të pronave “, moskryerja e rianketimit është lehtë të vije në përfundim se komuna e Vitisë dhe zoti Haliti nuk ka pasqyrë të saktë të ngarkesave tatimore dhe shifrat e prezantuara në pasqyrat financiare vetvetiu dalin se janë të pasakta premisa (paushalle).

Auditori gjeneral në faqe 24 konstaton dobësi në zyrën e prokurimit ku jep vërejtje në 11 tenderë e që vlera e këtyre tenderëve është 762000 euro. Këta tender janë zhvilluar në kundërshtim me rregulloren financiare 01/2013, në kundërshtim pra me ligjin për prokurim publik 04/L-042.

Këto veprime kundër ligjore zyra e prokurimit i ka bërë, sepse ka qenë nën ndikimin direkt të kryetarit të komunës Sokol Haliti me vendime të paligjshme dhe autorizime gojore.

Këtë fakt e themi, sepse si ka mundësi që i njëjti menaxher i prokurimit në qeverisjen e kaluar nuk ka bërë veprime të kundërligjshme dhe po ta marrish raportin e Auditorit gjeneral të viteve paraprake nuk ka pasur asnjë rekomandim negativ që iu ka dhënë kësaj zyre.

Uji Dea

Auditori gjeneral në faqe 25 konstaton edhe këtë: se kryesuesi i kuvendit edhe me atë buxhet të limituar që e ka pasur e që është i dedikuar për pagat e këshilltarëve komunal nuk ka qenë në gjendje që ta menaxhoj në përputhje me ligjin. Për paga dhe meditje edhe Auditori gjeneral konstaton saktësisht se kryesuesi i kuvendit të Vitisë e ka dëmtuar buxhetin komunal për 875 euro, me rrezik potencial që praktika e këtyre pagesave mund të vazhdoj edhe në të ardhmen.

Dhe kështu vazhdohet, Auditori gjeneral në faqe 27 konstaton se gjatë llogaritjes së ndalesave është vepruar gabimisht dhe se këto gabime buxhetit komunal i kanë kushtuar me humbje tjera që sillen rreth 12069 euro.

Auditori gjeneral në faqen 29 dhe 30 konstaton se Komuna e Vitisë, nuk ka bërë evidentimin e gjendjes faktike të pasurisë. Kjo ndikon që komuna të mos ketë pasqyrë reale dhe të prezantoj në dokumentat e saj një gjendje e cila nuk prezanton as për së afërmi një gjendje reale, pra është një gjendje mashtruese për qytetarinë dhe taksapaguesit.

Në dukje shihet se, Auditori gjeneral në faqe 23 konstaton se zyra e auditorit të brendshëm funksionon pa statut dhe me kapacitete të pamjaftueshme .Ne këtë e kemi thënë edhe më herët se: edhe atë pak kapacitet që e ka kjo zyrë nuk e angazhon në funksion të përmirësimit të sistemit, por në funksion të dirigjentëve dhe plotësimit të apetiteve politike.

Kjo zyrë po i kthen ”borxhin” kryetarit të komunës i cili ia ka vazhduar kontratën drejtorit të njësisë së auditimit pas dy vlerësimeve negative për vitin 2012 dhe 2013 e që s’është i vetmi, këtu është dashur të veprohet ndryshe e jo të stimulohet mospuna dhe mosprezantimi real i punës.

Po e pyesim kryetarin e komunës Sokol Halitin: USAID- i në cilin vend e ka ranguar komunën e Vitisë për vitin 2014?. Sepse, zotëriu ka qenë i etur për t’i marr meritat e tjetërkujt në vlerësimin e bërë në vitin 2013.

Ne mund të konstatojmë duke parë anomalitë dhe shkeljet të cilat i ka vlerësuar Auditori gjeneral se janë serioze, por nuk do të hyjmë më tutje, sepse konsiderojmë se po ndërhyjmë në fushë tjetër e cila i takon sistemit të drejtësisë, sepse gjatë tërë vitit 2014/2015, u kemi tërhjek vërejtjen kryetarit Haliti që ta përmirësoj sistemin brenda komunës dhe në secilën drejtori, por këto vërejtje i ka marr si tendencioze, tash pra e ka raportin nga organi profesional i cili përputhet me ato të cilat i kemi përmendur gjatë tërë vitit. Tash e sheh qartas edhe qytetaria e kësaj komune se si po keqmenaxhohet e keqpërdoret paraja publike nga kreu komunal i Vitisë .

Edhe një herë për fund, kujdes dhe merr masa zoti Haliti për sanimin e gjendjes në programin e arsimit, sepse gjendjen financiare dhe të punësimit në arsim e keni skandaloze pa mbështetje në normativ, por dhe në administratë thotë Nexhmedin Arifi ish kryetar i komunës së Vitisë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.