UBT

Arifi: Askush s’do te besonte se pas dy dekadave e gjysmë në Kosovë do të instalohet qeverisje antiamerikane

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, e ka cilësuar qeverisjen e Albin Kurtit si “anti-amerikane”, duke komentuar kështu deklaratën e ambasadorit amerikan në Beograd, Christopher Hill, i cili ka thënë më 10 mars të këtij viti se “aktualisht Serbia është më afër NATO’s se Kosova”.

Arifi e shpërndau një intervistë të gjeneralit Clark dhënë për Zërin e Amerikës, i cili pajtohet me deklaratën e Hillit.

Për këtë, Arifi kritikon Albin Kurtin, madje citoi një deklaratë të Kadri Veselit i cili i kishte thënë Kurtit se “do ta kthesh Serbinë në Kosovë”.

FIDANISHTJA

Madje, Arifi ka kërkuar “të stopohet kjo qeverisje”, duke e atakuar si “të çmendur”.

“Sot 25 vite nga sulmet e NATO-s në Serbi dhe ndalimit të gjenocidit në Kosovë i ushtruar nga kasapi i Ballkanit Millosheviq. Askush nuk do të besoj dy dekada e gjysëm më herët se Republika e Kosovës do të instaloj një qeverisje anti-amerikane dhe për interesa të ngushta pushteti me broçkulla të çmendura ideologjike do të largohet nga NATO. Askush nuk do të besoj se interesi politik i momentit do të shlyej histori suksesi drejt hapave të regresit dhe humnerës. Qeverija e Kosovës me satelitët e tyre po çmontojn çdo ditë e sipër këtë Republikë (zatën Ministri i Tenderave Aliu e pati quajtur Republikë të përkohëshme), sa më shumë po fitojn kauza mashtruese të konvertuara politike aq më shumë po i afrohen interesave serbe. Siç na qortonte ish-kryeparlamentari Kadri Veseli, Kurti do ta sjellë Serbinë në Kosovë. Është momenti i madh i reflektimit të çdo qytetari të Republikës së Kosovës, të stopoj këtë rrugë qeverisje të çmendur drejt vetëvrasjes politike. Amerika dhe NATO nuk është armiku i shqiptarëve”, ka shkruae Arifi në platformën “X”. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.