Eko Higjiena

Arifi: Arritja e marrëveshjes për njohjen reciproke të diplomave hap i rëndësishëm për rinin e Luginës

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Është arritur marrëveshja për njohjen reciproke të diplomave, kështu që kjo marrëveshje përfshinë të gjitha nivelet universitare (Bachellor, Master dhe Doktoratë), diplomat e shkollave të mesme, arsimin profesional, si dhe nivelin e pestë të kualifikimeve. Me këtë marrëveshje palët u zotuan për njohjen reciproke të diplomave si dhe respektimin e procedurave dhe afateve sipas legjislacionit respektiv të secilit shtet.

Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi këtë marrëveshje e vlerëson si të rëndësishme me theks të veçantë do të ndihmojë popullatën shqiptare të Luginës së Preshevës të cilët kryesisht studimet e tyre i kryejnë në institucionet e arsimit në Republikën e Kosovës dhe të cilët kanë nevojë të kthehen dhe të shërbejnë në vendet e tyre për të ndihmuar në zhvillimin e komunitetit shqiptarë në Luginë dhe shoqërisë në përgjithësi.

Dje kryetari Arifi kishte patur një takim në orët e vonshme të pasdites me një anëtarë të delegacionit i cili ka qenë i palës kosovare në Bruksel dhe e ka njoftuar për arritjen e kësaj marrëveshje.

Sipas kryetarit Arifi, është një punë e mirë që përveç arritjes së marrëveshjes për njohjen reciproke të diplomave, qeveria e Republikës së Kosovës pikërisht Ministria për Arsim ka aprovuar një urdhëres administrative që në fillim të këtij muaji të pranohen të gjitha diplomat. Kjo marrëveshje, sipas Arifit, i jep fund periudhës së dështimit të njohjes së diplomave universitare nga ana e Serbisë, dhe kërkon që brenda afatit prej pesë muajsh të njihen të gjitha diplomat e çertifikuara nga ana e Asociacionit të Universiteteve Evropiane në një numër prej mbi 400 diploma të çertifikuara të cilat Serbia ka dështuar t`i njoh deri më tani. Po ashtu, me këtë marrëveshje përcaktohet mekanizmi mbikëqyrës i procesit të zbatimit të marrëveshjes që përbëhet nga tre palët (pala e Kosovës, BE-së, dhe Serbisë) dhe që ka obligim të raportojë, vlerësoj dhe përmirësoj sipas nevojës procesin e zbatimit të marrëveshjes.

Uji Dea

Kryetari i Bujanocit thotë se, “Qeveria e Kosovës gjithmonë ka qenë e shqetësuar dhe në vazhdimësi ka raportuar për pengesat e vëna nga ana e Serbisë popullatës shqiptare në Luginën e Preshevës në këtë aspect” .

Po ashtu kryetari Arifi vlerëson si një të mirë në takimin për diplomat që ministrat Tahiri dhe Bajrami, shtruan çështjen e shpërndarjes së teksteve shkollore për Luginën e Preshevës dhe kërkuan ndihmën e BE-së që dërgesa e Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë të zhbllokohet dhe të dërgohet tek studentët. Pala serbe mori obligim që brenda dy ditësh të jap përgjigje për këtë çështje.

Ndërsa delegacioni i Kosovës konfirmoi zbatimin e reciprocitetit për këtë çështje./BujanociNet/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.