ARKATANA

Arifi arrin t`i sjell në Bujanoc edhe investimet e Gardës së Ohajos

/ 3 minuta lexim
KKVITI

Çerdhja e fëmijëve “Gëzimi Ynë” dhe shkolla e Muzikës në Bujanoc nga sot do të fillojnë ta marrin një pamje ndryshe nga ajo që kishin deri më tash. Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi priti sot në takim pjesëtarët e Gardës së Ohajos, ku kryetari Arifi i përgëzoi për angazhimin e tyre në komunën e Bujanocit. “Kur jemi takuar për herë të parë kamë thënë se ushtritë nuk janë vetëm për luftra, por edhe për bashkëpunim. Ju me këtë projekt keni bërë një hap shum të rëndësishëm, veçmas për fëmijët tanë, të cilët janë ardhmaria e komunës sonë” tha Arifi.

Në këtë takim ushtaraku Amerikan Kory Shea, tha se “para 20 viteve askush se kishte paramenduar një punë të përbashkët mes dy ushtrive, asaj të Sërbis dhe SHBA-ve, veçmas në rajonin e Bujanocit, por ja që koha e bënë të vetën dhe ne sot jemi këtu”.

Eco Higjiena

Implementimi i projektit për rekonstruimin e këtyre dy objekteve ka filluar sot, ku morën pjesë përfaqësues të Qeverisë së Serbisë, Ministria e Mbrojtjes, Shtabi qendrorë i Ushtrisë së Serbisë të garnizonit të Vranjës dhe përfaqësuesit e partnerëve në projekt, Ushtria e SHBA-së, Garda e Ohajos, Ambasada e SHBA-së në Beograd, dhe pushteti lokal. Nën koloneli i Ushtris së Sërbisë Igor Avdiq, në përurimin e fillimit të punimeve tha se, “Përmes kësaj punë ne më mirë do të njihemi, bisedojmë dhe ndërtojmë të ardhmen tonë së bashku” përurimin e punimeve e përshëndeti edhe përfaqësuesi i SHBA-ve në Beograd Kory Shea, i cili theksoi se, pjesëtarët e Gardës Kombëtare të Ohajos dhe kolegët e tyre nga aviacioni, janë të gatshëm për bashkëpunim me kolëgët e Ushtris Serbe.

Fillimin e punimeve e përshëndetit edhe Nexhat Behluli, nga zyra për zhvillim ekonomik lokal, i cili theksoi se, “I dëshirojmë qëndrim të mirë në komunën tonë dhe ta dinë se ne jemi të kënaqur që më në fund, një mënyrë të këtillë të realizimit të projektit e kemi edhe në këtë komunë” Garda e shtetit të Ohajos, për renovimin e çerdhes së fëmijëve “Gëzimi Ynë” dhe shkollën e muzikës në Bujanoc, ka angazhuar rreth 100 pjestarë të Ushtris së sajë, kurse shuma që do të investohet në renovimin e këtyre objekteve është 120 mijë dollar. Pa llogaritur edhe shpenzimet e përgjithshme, udhëtimi, qëndrimi dhe shpeznimet tjera të cilat kapin koston rreth 300 mijë euro, investim ky që bëhet përmes Ambasadës së SHBA-së. në implemtentimin e projektit janë të angazhuara edhe ndërmarrjet lokale nga Bujanoci./BujanociNet/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.