UBT

Arifi: Ambasadori Hill ishte i njoftuar për pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Luginë

/ 2 minuta lexim
KV

Ambasadori i ShbA-së në Serbi, Chris Hill, ka vizituar sot kryetarin e komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi.

I pari i preshevarëve bëri të ditur se temë kryesore gjatë takimit me Hillin ishte pasivizimi i adresave të shqiptarëve në Luginë, për të cilin tha se ambasadori amerikan ishte i informuar për problemet.

“Kemi shkëmbyer me njëri-tjetrin situata të reja. Kemi bërë analizë të mundësive të zgjidhjeve të shumë problemeve tona. Shembull, pasivizimi i shqiptarëve të Luginës nuk është të njëjtin stad sikur ka qenë para një viti apo dy vitesh”.“Sot me ambasadorin kemi hyrë edhe më në detaje të shumta, që ta sqarojmë edhe më shumë pengesën që na bën pasivizimi neve shqiptarëve autokton në këtë vend”, tha Arifi për Klan Kosova.

KV

Arifi tha se me ambasadorin Hill kanë folur për shifra konkrete, ku sipas tij, deri më tani janë 10 mijë shqiptarë, adresa e të cilëve është pasivizuar.

“Kemi folur për pamundësinë që e kemi për t’i marrë shërbimet administrative në komunën tonë, sic është leja e ndërtimit, mundësia për ta marrë një certifikatë të lindjes e mundësia për të votuar, të cilat në momentin kur je i pasivizuar nuk i këto të drejta. Kemi hyrë edhe në shifra, ku sipas shifrave tona, janë 10 mijë shqiptarë që pasivizohen”, tha ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.