ARKATANA

Arifaj: Thaçi do të udhëtojë në Beograd

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Ardian Arifaj, këshilltar i zëvendëskryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë për Telegrafin se Qeveria e Kosovës nuk ka marrë ende ndonjë njoftim zyrtar, nga ana e Qeverisë së Serbisë, se me të arritur të Thaçit në Serbi, ky i fundit do të arrestohet.

Ai ka sqaruar se ata e kanë njoftuar zyrën ndërlidhëse se zëvendëskryeministri Hashim Thaçi do të udhëtojë drejt Serbisë.

KKVITI

“Ne kemi dërguar kërkesë, që ata ta organizojnë vizitën e Thaçit në Beograd”, theksuar Arifaj.

Ndryshe, Beogradi zyrtar ka njoftuar se ministri i Punëve të Jashtme (MPJ), Hashim Thaçi do të arrestohet në momentin që do të arrijë në Beograd.