UBT

Arianit Sadiku zgjidhet kryesues i Kuvendit Komunal në Gjilan

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kuvendi Komunal i Gjilanit, në seancën e sotme, ku ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës, Alban Hyseni, ka zgjedhur Arianit Sadikun për kryesues të kësaj përbërje për mandatin vijues 4-vjeçar.

Për Arianit Sadikun (LVV) kanë votuar 18 anëtarë të Kuvendit, derisa kundër-kandidatja e tij, Shpresa Kurteshi-Emini (LDK) ka marrë 17 vota.

Arianit Sadiku, me të marrë postin e kryesuesit, ka falënderuar anëtarët e Kuvendit për besimin e dhënë dhe i ka ftuar ata të punojnë së bashku për interesa të qytetarëve të Gjilanit.

“Besojmë dhe shpresojmë se ky katër vit i ardhshëm i punës tonë në Kuvend do të jetë në përputhje të plotë me interesat e qytetarëve, të cilët ne si subjekte i përfaqësojmë dhe me punën tonë të përbashkët do të vendosim për më të mirën e qytetit tonë, për më të mirën e komuniteteve në përgjithësi”, ka thënë Sadiku.

Fundamenti

Përndryshe, në fillim të kësaj seance, betimin e kanë dhënë tre anëtarë të Kuvendit, Sami Ahmeti e Rijad Elezi (LDK) si dhe Sreten Trajkoviq (LS), të cilët kanë munguar në seancën e parë, ose janë zëvendësuar ndërkohë.

Seancën e sotme, të dytën me radhë, e ka thirrur dhe udhëhequr deri në zgjedhjen e kryesuesit, anëtari më i vjetër i Kuvendit, Ismajl Kurteshi.

Përndryshe, Kuvendi Komunal i Gjilanit ka 35 anëtarë, ku përfaqësohen tetë subjekte politike./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.