GRANDEMALL

Arianit Sadiku: Do të bashkëpunojmë me gjithë komunitetin kur janë në pyetje interesat e romëve

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Gjilanit, Aianit Sadiku ka pritur sot një grup të qytetarëve romë, për të diskutuar rreth disa mosmarrëveshjeve sa i përket përfaqësimit të tyre në Komitetin për Komunitete.

Në takim kanë marrë pjesë edhe zyrtarë nga OSBE-ja, ku është iniciuar një ankesë nga përfaqësuesi i mëparshëm në këtë trupë komunale, Fadil Demiroviq, i cili pretendon se pasardhësi i tij, Vebi Ramadani nuk e ka mbështetjen e shumicës së komunitetit.

Por Ramadani, i cili tashmë është zgjedhur anëtar i Komitetit për komunitete, ka thënë se Demiroviq po manipulon me një listë nënshkrimesh, që sipas tij, i ka mbledhur për pako ushqimore.

Mobi Casa

Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Arianit Sadiku, pasi i ka dëgjuar të dyja palët, ka thënë se ne si institucione komunale, kur janë në pyetje interesat e komunitetit, nuk do të bashkëpunojmë vetëm me një person, por me komunitetin në përgjithësi.
‘Kur është puna për të zgjidhur problemet e komunitetit rom dhe për t`i caktuar prioritetet, ne do të dëgjojmë zërin e secilit prej jush në lagjet ku jetoni’, ka thënë Arianit Sadiku.

Duke i ftuar romët që të jenë së bashku në interesat e komunitetit, Sadiku i ka rikujtuar ata se rotacioni në përfaqësim është diçka normale.

Përndryshe, komuniteti rom në Gjilan përfaqësohet në Komitetin për Komunitet, në Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi si dhe në Zyrën Komunale për Komunitete dhe Kthim./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.