Eko Higjiena

Arianit Preçi, shkencëtari shqiptar i teknikave të udhëtimit kozmik

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Arianit Preçi është një emër i ri shqiptari nga Gjermania që ka arritur rezultate të dalluara në një fushë pothuaj të pashkelur më parë nga shqiptarët: ai është diplomuar dhe së fundi edhe ka doktoruar në lëmin e studimeve të Hapësirës Ajrore dhe Teknikës së Udhëtimit Kozmik.

Arianiti, i lindur në Kosovë, i është bashkuar familjes në Gjermani si nxënës i fillores. Pasi e ka kryer gjimnazin dhe maturën në Bailingen në vitin 1997, ai vazhdon studimet për Hapësirën Ajrore dhe Teknikat e Udhëtimit Kozmik, në Universitetin e Stutgartit. Nga viti 2002-2003, ishte në ushtar në Bundeswerin gjerman dhe pjesëtar i NATO-s me vendqëndrim në Maqedoni. Pasi e kreu shërbimin ushtarak, në vitin 2004, iu kthye përsëri studimeve, me ç’rast e kishte në prioritet aspektin praktik, duke e absolvuar atë jashtë vendit, në Izrael, (Technion-Israel Institut of Technology). Dhe pas një pune sistematike dhe studimi të mirëfilltë, në vitin 2005, e merr Diplomën- Inxhinier për Hapësirën Ajrore dhe Teknika të Udhëtimit Kozmik.

Që nga viti 2005-2012, Arianiti bëhet bashkëpunëtor shkencor në Institutin e Udhëtimeve Kozmike në Universitetin e Shtutgartit, ku ishte dhe menaxher i studimeve. Dhe nga viti 2013, ai merret me shkencën e këtij profili. Konkretisht ai punon në Deutschezentrum für Luft und Raumfahrt (DLR) Institut für Aerodynamik und Strömungstechnik, Abteilung für Über- und Hyperschaltechnologien, Köln.

Arianiti i qaset me vullnet studimit dhe punës shkencore. Ambicia e tij që një ditë të bëhet shkencëtar ishte e kamotshme. Dhe, një ditë ai ia doli. Me shumë sukses më 30.06.2014, e mori titullin doktor shkencash në temën: VARIABLE MODELLIERUNG HOCHEN THALPER GASSTRÖMUNGEN IM THERMOCHEMISCHEN NICHTLGEICHGEWICHT MI T ANWENDUNG AUF DEN MARSEINTRITT (Modelimi Variabil i Rrymimeve me Eutalpi të fortë në dezekuilibrin Termokimik me Aplikim në hyrjen e Atmosferës së Marsit). Arianiti tregoi një sukses të jashtëzakonshëm duke mbrojtur temën e doktoraturës me një vlerësim shumë të lartë.

Lënda të cilën e trajton Arianiti në studimet e kësaj fushe shkencore, e ka shtuar dhe një zbulim të ri në shkencën e aeronautikës, posaçërisht në fushën e zbulimit në hyrjen e Atmosferës së Marsit.

Arianiti punësohet në Shtutgard, duke dashur të kultivojë eksperiencën e tij në këtë lëmi shkencore, që është kërkesë e domosdoshme në këtë vend dhe në çdo mes tjetër shoqëror.

UBT

Arianiti i takon moshës ende të re, është një djalosh i thjeshtë por me mendime të shëndosha, pikëpamje të formuara, me aftësi dhe ide të guximshme, që është cilësi dhe karakteristikë te njerëzit e rrallë. Edhe më herët dhe gjatë studimeve, por edhe tani në këtë periudhë kohe, kur Arianiti e merr titullin shkencor në Gjermani, ai nuk largohet edhe nga aktivitetet e ndryshme atdhetare. Ndjek me kureshtje lëvizjet dhe frymëmarrjen e diasporës si edhe fatin e njerëzve të vet në atdhe.

Diaspora shqiptare e shpërndarë në perëndim dhe gjetiu, ka plot të rinj, që sot kanë avancuar në lëmi të ndryshme, shkencore, për të cilët ka nevojë, jo vetëm rrethi ku jetojnë e veprojnë, por edhe atdheu i tyre.

Biografi

Arianit Preçi, është i lindur në vitin 1976 në Prishtinë, nga babai Lekë dhe nëna Marie, me prejardhje nga fshati Doblibare (Balldrin), nga komuna e Gjakovës.

Babai i Arianitit, Leka, punoi një kohë të gjatë si arsimtar i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Obiliq, dhe pas një kohe, në marrëveshje me Ministrinë e Arsimit në mes Kosovës dhe Gjermanisë, vendoset në Albstadt të Stutgartit, për t`i mësuar fëmijët e diasporës shqiptare në mësim plotësues. Arianiti dhe pjesa tjetër e familjes i bashkohen atij më vonë./albinfo

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.