RCCOLA

Arianit Ibrahimi zgjidhet kryetar i degës së AKR-së në Gjilan për mandatin katër vjeçar

/ 3 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Pas një procesi mirë të organizuar të zgjedhjeve të brendshme në themelimin e Nëndegëve të reja në lagjet dhe fshatrat e qytetit, arritëm me sukses të madh të përmbyllim këtë fazë me një Kuvend madhështorë. Shprehi falënderimet ma të përzemërta për besimin e dhënë nga Delegatë në Kuvend, që për mandatin katër vjeçar më votuan për Kryetar të Degës ka shkruar Arianit Ibrahimi.

Faleminderit Presidentit të AKR-ës z.Behgjet Pacolli i cili është udhërrëfyes në rrugëtimin tonë, lideri që i priu shumë zhvillimeve në vend me konstruktivitetin e tij në shumë procese.

Faleminderit Sekretarit të Përgjithshëm të partisë z.Vesel Makolli, i cili i jep energji pozitive çdo organizimi dhe është një bashkëpunëtor i pakrahasueshëm për çdo çështje.
Faleminderit të veçantë kam për Kryetarin e gjertanishëm të Degës z.Ismet Hajdini me të cilin organizuam e kaluam në shumë procese të përbashkëta, mbetet njeriu më i respektuar e i nderuar. Jam me fat dhe i privilegjuar që ecim së bashku tutje në politikë.
Ekipin që e prezantova para Delegatëve, na jep besimin e thellë se Dega e AKR-ës në Gjilan, do të jetë një fuqi determinuese e politikave lokale. Ne synojmë ta rikthejmë AKR-ën dinjitetshëm në pozitën që duhet të jetë në skenën politike në qytet.

Uji Dea

Kemi potencialin e duhur që me Kryesinë e re ta rrisim konstruktivitetin në organizim dhe të jemi aktual me trajtimin e temave me rëndësi për qytetarin gjilanas.

Gjilanit i duhet një parti si AKR, e cila ka njerëzit më të sinqertë dhe punëtor brenda saj, ka kuadro të dëshmuar në profilet e tyre profesionale, andaj jemi të gatshëm që në çdo proces zgjedhor të jemi të gatshëm të korrim rezultate që na bëjnë të ndihemi krenar.
Ky rrugëtim i ri, do të jetë motiv shtesë për ne që me tërë energjinë tonë që e kemi si Ekip do të jemi aktual në të gjitha temat me të cilat preokupohen qytetarë të i ngritim në instancat e komunës duke u nisë nga Kuvendi Komunal.

AKR Dega në Gjilan, do të jetë zë i fuqishëm për të mirën e përgjithshme të qytetarëve ka thënë Arianit Ibrahimi./rajonipress/