Fundamenti

Arian Zeka: Rritja ekonomike do të varet nga ardhja e diasporës dhe shtyrja përpara e investimeve kapitale

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Në kushtet e një inflacioni të tillë që po shënon rritje nga muaji në muaj, është ende herët të bëhet një parashikim përfundimtar për sa i përket normës së rritjes ekonomike për vitin 2022, kështu ka thënë në një intervistë për Ekonomia Online, drejtori i Odës Ekonomike Amerikane (OEAK), Arian Zeka.

Zeka ka thënë se gjithçka do të varet nga ardhja e diasporës dhe shtyrja përpara ose jo e investimeve kapitale.

UBT

Megjithatë, Zeka shtoi se në rast se ndodh ndonjë mrekulli e hyrjes në qarkullim të qindra miliona eurove brenda këtij viti, atëherë natyrisht mund të flitet për realizimin e parashikimit të qeverisë për normën e rritjes ekonomike për këtë vit.“Në kushtet e një inflacioni të tillë që po shënon rritje nga muaji në muaj ndoshta është ende herët që të bëjmë një parashikim përfundimtar për sa i përket normës së rritjes ekonomike për bitin 2022. Besoj që gjithçka do të varet megjithatë nga ardhja e diasporës dhe kontributi i tyre përmes dërgesave të cilat do ti bëjnë gjatë këtij viti duke e ditur që konsumi është njëri prej aspekteve më të rëndësishme të zhvillimit ekonomik të Kosovës”.“Po ashtu do të varet edhe nga shtyrja përpara ose jo e investimeve kapitale nga ana e shtetit të cilat për momentin duket që mbesin të pezulluara ose nuk implementohen fare. Dhe kjo natyrisht që ka ndikim në rrjedhën e parasë së gatshme tek bizneset e sektorit privat dhe edhe në krijimin e vendeve të reja të punës. Në një skenar më pesimist besoj edhe nga ardhja e diasporës edhe të nxitjes së qarkullimit të parasë së gatshme në tregun e brendshëm besoj që do të realizohen parashikimet e institucioneve financiare ndërkombëtare siç është FMN dhe Banka Botërore. Në rast se ndodh ndonjë mrekulli e futjes në qarkullim të qindra miliona eurove brenda këtij viti atëherë natyrisht mund të flasim edhe për realizimin e parashikimit të qeverisë për normën e rritjes ekonomike për këtë vit”, tha Zeka.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.