Arian Zeka: Pak e pabesueshme të thuhet që janë krijuar 15 mijë vende të punës

Drejtori i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK), Arian Zeka në një intervistë për EO ka thënë se rritja ekonomike do të jetë ashtu siç e ka paraparë Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), duke theksuar se uron që të dalin parashikimet e Qeverisë.

Madje, ai tha se elementet që ndikojnë në rritjen ekonomike janë konsumi i nxitut nga remitencat e diasporës.

“Për sa i përket normës së rritjes ekonomike unë kam prirje që më shumë bazohem në parashikimet e institucioneve financiare ndërkombëtare meqenëse qasja e tyre duket të jetë pak më realiste dhe është më objektive kundrejt secilit institucion”, tha ai.

“Rritja ekonomike do të jetë ashtu siç e ka paraparë Banka Botërore dhe Fondi Monetar. Uroj të dalë si i saktë parashikimi i qeverisë ne përgjithësi. Elementet që ndikojnë në rritjen ekonomike janë konsumi i nxitu nga remitenca te diasporës” tha Zeka

Sipas tij, është e pamundur që brenda 18 muajsh të krijohen mijëra vend të punës për të cilat po aludohet nga Qeveria.

“Është pak e pabesueshme të thuhet që janë krijuar 15 mijë vende të punës. Ajo çfarë do të doja të shija nga ana e ministrisë së financave është pak më shumë detaje. Ku janë krijuar, a janë kontribut i sektorit privat” thotë ai

“Megjithatë besoj që edhe po të kishe pasur përpjekje të luftimit të ekonomisë joformale në sektorin e punësimit prapë do të ishte e pamundur brenda 18 muajsh të krijohen këto mijëra vend të punës për të cilat po aludohet”.

Ai shpreson që të mos ketë krizë ekstreme, duke shtuar se është dashur që të merren politika të duhura nga ana e institucioneve të vendit.Zeka theksoi se në këtë vend janë marrë vendime të gabuara kurdo që vendimmarrja është lënë në diskrecionin e një grupi më të vogël të njerëzve.

“Lutemi që të mos kemi krizë ekstreme. Megjithatë që kjo mos të ndodh është dashur që të merren politika të duhura nga ana e institucioneve të vendit. Oda Amerikane në mënyrë të përhershme ka kërkuar nga institucionet e vendit që të kenë një proces gjithëpërfshirës të diskutimit dhe vendimet që i marrin të reflektojnë masa konvencionale”.

“Masat që janë ndërmarrë nga shtete të tjera e të cilat kanë për synim kufizimin e inflacionit brenda parametrave që ndikojnë që kostoja e jetesës të mos jetë aq e lartë dhe të mos jetë e papërballueshme nga ana e qytetarëve”.

“Disa prej masave që i kemi siç është mbështetja për kategori sociale janë masa që janë rekomanduar nga Banka Botërore dhe i ka rekomanduar Qeverisë të fokusohet te segmenti e shoqërisë që kanë të hyra më të ulëta të cilat kanë reflektuar në vendimet e Qeverisë. Lutem që tregtarët të vazhdojnë të furnizojnë tregun me mallra edhe çështja është te përcaktimi i çmimeve tavan nga ana e Komisionit. Në këtë vend janë marrë vendime të gabuara kurdo që vendimmarrja është lënë në diskrecionin e një grupi më të vogël të njerëzve”, tha Zeka.

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS