Uji Dea

Arian Rexhepi fitues i Çmimit special në Romë

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Artistët Gjilanas, Arian dhe Jeton Rexhepi, përfaqësuan Kosovën në ekspozitën ndërkombëtare të artit pamor “Roma prize roses 2013”, të mbajtur në Via Di Valle Murgia 7 në ambient të hapur pikërisht në kopshtin e kryeqytetit Italian Roma nga data 17 maj deri më 26 maj 2013, edicioni i 71 me titull “By rose in Rose”( nga Trëndafili për trëndafilin), në konkursin ndërkombëtar të varieteteve të reja të trëndafilit.

Juria profesionale në përbërje nga Stefania Camilleri, Bruna Condoleo dhe Giulio Paluzzi unanimisht vendosen për pikturën më të mirë të piktorit Arian Rexhepi.

Në këtë ekspozite kanë marrë pjesë shumë artistë nga e mbarë bota, si nga shtetet Amerika, Holanda, Gjermani, Spanja,Meksika, Italia etj si dhe në mesin e shteteve ishte edhe Kosova ka njoftuar Arian Rexhepi.

KKVITI

Sipas Rexhepit të gjitha pikturat kishin në temë të caktuar nga Apai, By Roses in Roses, të punuara në teknika të ndryshme nga secili artist.

Kjo ngjare e artit pamor në Romë, edicioni i 71-të lë të kuptohet se arti Kosovar edhe më tutje shkon drejt avancimit të vlerave të mirëfillta dhe të gjitha këto përvoja do t`i bartim në artin Kosovar në të ardhmen, që edhe ne të kemi një ekspozitë të tillë në vendin tonë./rajonipress/