ARKATANA

Arian Kurtalani gjyqtari i basketbollit i cili po i jep hijeshi basketbollit Kosovar

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Superliga e Kosovës në basketboll është në vlugun më të madh të garave të saj duke u stërmbushur Palestrat Sportive, e duke dhënë spektakël shikuesit e duke i përkrahur klubet e tyre. Protagonist i këtij spektakli të basketbollit është edhe gjyqtari i vetëm nga Anamorava, Arian Kurtalani,i cili po tregon cilësi të larta në ndarjen e drejtësisë në mes koshave.

Gjyqtari 34 vjeçar nga Gjilani, Arian Kurtalani tani e katër vite po dëshmon se është ardhmëri e madhe në ndarjen e drejtësisë, jo vetëm në basketbollin kosovar por edhe më gjerë. Arian Kurtalani ishte dashuruar në lojën e basketbollit në moshën 7 vjeçare duke mos ju ndarë gjerë në moshën 23 vjeçare, duke ndërprerë karrierën për shkak të angazhimeve në fakultet dhe të punës tani e 13 vite në Bankën KEP.

Arian Kurtalani rrjedhë nga një familje me traditë në lojën e basketbollit, pasiqë i ati i tij Agron Kurtalani ishte basketbollist, gjyqtarë e trajner i basketbollit, i cili vazhdon ende ta ushtron zejen e trajnerit. “Në lojën e basketbollit jam dashuruar si i ri, plot 16 vite nuk ju kam ndarë lojës së basketbollit por për shkak studimeve dhe punës që kisha u detyrova ta ndërpresë karrierën basketbollistike, por nuk munda ta braktisja përgjithmonë basketbollin dhe kam përfunduar në zejen e gjyqtarit tani e katër vite duke ndarë drejtësinë në basketbollin e Kosovës”, shprehet Kurtalani.

Kualitetet të cilat i posedon Kurtalani, po vërehen me të madhe në ndarjen e drejtësisë duke marrë lëvdata e urime nga klubet kudo që paraqitet në parketet kosovare. “I jam përkushtuar me tërë qenien time për të ndarë drejtësinë në mënyrën më të mirë kudo që më besojnë krerët e Federatës së Basketbollit të Kosovës, jam i lumtur gjerë më tani me punën time, poashtu kam vazhdimisht falënderime nga të gjitha klubet e Kosovës për korrektësinë të cilën gjykoj në ndeshje dhe kjo për mua vlen shumë dhe duke më inspiruar që të punojë edhe më shumë”, thekson gjyqtari Arian Kurtalani.

Eco Higjiena

Arian Kurtalani thekson se basketbolli i Kosovës është në rrugë të mbarë,duke ju falënderua njerëzve të Federatës së Kosovës të cilët po kryejnë një punë shumë të mire.

Për Arian Kurtalanin synim i tij është që të drejtësinë në mes koshave ta ndajë në arenën Ndërkombëtare, edhe pse këtë kënaqësi e ka pasur më herët në kategoritë 14-15 vjeçare tek dy kategoritë të meshkujve e të femrave në ndeshjen Maqedonia e Veriut -Turqia e cila ishte organizuar në Suharekë. “Jam i nderuar që jam pjesë e basketbollit të Kosovës, jemi një ekip i shkëlqyer, do të jap më të mirën time që ti bëjë krenar basketbollistët e shikuesit me ndarjen drejtësisë nga ana ime. Urojë që shumë shpejt të jem në ndeshjet ndërkombëtare”. Qyteti i Gjilanit e mbarë Kosova do të jetë krenarë me paraqitjet në ndarjen e drejtësisë të talentit të madh të gjyqtarit Arian Kurtalani./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.