Ari i vjedhur dyshohej se do të shitej rreth 2 milionë euro

Dy milionë euro besohet se mund të kushtonte shitblerja e arit që dyshohet se është vjedhur në dhomën e dëshmive në Policinë e Pejës.
Pjesë e pazareve dyshohet se është bërë stafi i hetimeve të Policisë së Pejës, Ragip Bytyqi, se bashku me djalin e vëllait të të ndjerit Sali Kastrati, Kushtrim Kastrati, shkruan koha.
Kushtrim Kastrati është tregtar ari se bashku me Xhemë Gashin. Ata dyshohen se në bashkëpunim me Ragip Hajdinin e hetuesin Ragip Bytyqi, kanë kryer veprën penale të pranimit të mallrave të vjedhura dhe mashtrimit.
Ata ndodhen në paraburgim prej ditës së shtunë.