Fundamenti

Ari Dërmaku “xhevahiri” i futbollit të Dardanës

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Në radhët e para Fatosave të shkollës së futbollit, KF Dardana të Kamenicës, janë disa futbollist me talent të jashtëzakonshëm, njëri ndër ta i padiskutueshëm është mesfushori-sulmuesi Ari Dërmaku, i cili me lojërat e tija në fushën e blertë të futbollit çdo ditë e më tepër po i mahnit njohësit e futbollit.

10-të vjeqari Dërmaku, tani e 3 vite asnjëherë nuk ju nda futbollit, duke dëshmuar se ky talent i rrallë shumë shpejt do të jetë një emër i veçantë në futbollin e Kosovës e më gjerë.

“Loja e futbollit është gjithçka për mua, jam i dashuruar në këtë lojë dhe çdo ditë kërkoj të përparoj më tepër, një ndihmës në përparimin tim në fushë me të madhe po e japin edhe trajnerët Rasim Rahimi e Enver Sermaxhaj, të cilët me këshillat e tyre po më japin vetëbesim edhe më të madh që gjatë karrierës sime ti arrijë synimet e mia që një ditë të afërme të jem pjesë e futbollit evropian”, shprehet talenti Ari Dërmaku.

Talenti Ari Dërmaku , i cili luan në pozitën e mesfushorit me tipare të sulmuesit e karakterizon shpejtësia, pasimet e pranimet e topit, lëvizjet me top, forma fizike gjatë ndeshjës, efikasiteti gjatë lojës të cilën e posedon dhe gjuajtjet e tija janë tejet precize.

“Roli im në fushë është mesfushorë-sulmues, ky rol kërkon që sa më shumë të bashkëpunosh me bashkëlojtarë dhe të jesh i rrezikshëm për portën kundërshtare por gjithçka arrihet vetëm me punë, ndërsa kemi një shoqëri të shkëlqyeshme në mes bashkëlojtarve”, thekson “kaçurreli” Dërmaku.

Mesfushori sulmues i para fatosave në KF Dardana, Ari Dërmaku, shpreson se një ditë do të hec hapave të futbollistve të mëdhej evropian.

Uji Dea

“Unë po jap më të mirën, idol i imi është Lionel Messi, ku në të shumtën e rasteve edhe e imitoj dhe një ditë dëshira ime është të shkoj gjurmëve të tij, shpresoj se do t’ja arrijë qëllimin pasiqë kam mbështetje të fuqishme nga familja dhe poashtu kam trajner shumë të mirë siç është Rasim Rahimi e Enver Sermaxhaj”, thekson talenti i madh i futbollit Ari Dërmaku.

Edhe vetë trajneri i KF Dardanës, Rasim Rahimi, ka fjalë të mëdha për talentin që ka mesfushori sulmues Ari Dërmaku.

“Ari është një futbollist shumë i mirë, ai ka një talent të veçantë e karakterizon shpejtësia, ka teknik të mirë dhe është mjaft inteligjent, gjatë lojës është shumë bashkëpunues me futbollist tjerë, nga Ari pres që shumë shpejt me talentin që ka të bëhet një futbollist i kalibrit të lartë”.

Për ta avancuar futbollin edhe më shumë “xhevahiri” i Dardanës, Ari Dërmaku, tani do të jetë nën menaxhimin e trajnerit të mirënjohur nga Franca, Franck Bettulat, i cili pritet pas disa vite ta transferon në klubet e mëdha evropiane.

Është një fat i madh që futbollit të Kosovës po i lind një “xhevahir” me përmasa të mëdha futbollistike dhe kurrsesi nuk guxojmë t`i anashkalojmë këta talent, këta duhet përkrahur pasiqë janë ardhmëri e futbollit Kosovar./rajonipress/