Fundamenti

Argumente mbi prejardhjen ilire të shqiptarëve

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Në një simpozium shkencor me titull “Rikthim në Iliri”, në Muzeun Kombëtar, argumentat e historianëve dhe gjuhëtarëve mbrojnë lidhjen mes ilirëve dhe shqiptarëve, duke kundërshtuar studiues të huaj që edhe sot nuk e pranojnë këtë tezë.

“E afrojnë me atë që quhet botë barbare. Nuk ishte barbare me botën e maqedonasve, epirotëve me të cilët kishte lidhje krushqie, ngjashmëri. Në përputhje dhe me kërkimet arkeologjike është jo vetëm një botë që del nga kasollet, nga gardhet, për herë të parë kemi shfaqjen e disa qyteteve ilire dhe institucione të tjera tregojnë se gjithë kjo botë kishte veçoritë e veta”, citon AS, Neritan Cekën, arkeolog.

Vërtetimi “Shqiptarët pasardhës të Ilirëve” bëhet i vështirë për shkak të dhënave të pakta burimore, por edhe sepse risitë në këtë fushë janë të pakta. Për këtë arsye argumentet e studiuesve hodhën dritë në disa fusha si histori, arkeologji dhe gjuhësi.

FITORJA

“Shkalla krejt e pamjaftueshme e njohjes së ilirishtes dhe dokumentimi i vonë, në një stad të evoluar të shqipes kanë krijuar një hendek në marrëdhëniet e definacionit mes këtyre dy gjuhëve, megjithatë rrethanat historike dhe kulturore, dhe ato pak dëshmi gjuhësore e bëjnë të mundur lidhjen e fijeve të këputura nëpër shekuj dhe vendosjen e marrëdhënieve farefisnore mes këtyre dy gjendjeve epike gjuhësore”, tha Seit Mancaku, gjuhëtar.

Vijimësia e shqiptarëve nga ilirët vashdon të vihet në pikëpyetje nga historianë të huaj. Por emra të njohur të shkencës, si, Johan Hahn, Johan Tunman e shumë të tjerë, e kanë mbrojtur me studime të hollësishme lidhjen iliriko-shqiptare.(zeri)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.