ARKATANA

Ardita Sinani, s’ka plan për zhvillimin ekonomik në Preshevë?

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryetarja e komunës së Preshevës, Ardita Sinani në një emision në Rtv “Aldi”, duke folur për qëllimet kryesore të saja tha se tërheqja e donatorëve të huaj si dhe përmirësimi i kushteve për bizneset lokale është prioritet i qeverisjes së re lokale.

“Bizneseve lokale ti jepet një rëndësi e veçantë për lehtësimin e kushteve të tyre si dhe sigurimi i kushteve nga qeveria e Serbisë përmes subvencioneve për ngritjen e vazhdueshme të kapacitetit të biznesit vendor”, theksoi mes tjerash Sinani, transmeton Titulli.com.

Ajo tha se përveç tërheqjes së donacioneve të huaja qasje më të madhe duhet ti jepet bizneseve lokale.

Mobi Casa

“Duke marrë parasysh gjendjen ekonomike aktuale të Preshevës avancimi i bizneseve lokale si dhe sjellja e donacioneve të huaja do të ndihmonin shumë përmirësimin e gjendjes aktuale të qytetarëve të Preshevës”, është shprehur kryetarja e Preshevës.

Gjatë emisionit, Ardita Sinani nuk përmendi ndonjë investim të mundshëm nga jashtë apo plan ekonomik që jepë shpresë për hapjen e vendeve të reja të punës në komunën e Preshevës dhe nuk prezantoi asnjë plan konkret për zhvillim ekonomik./Titulli.com/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.